Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komiteti Drejtues i EU4Culture

11 Korrik 2025, 20:55Kulturë TEMA
Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori nv shqyrtim ecurinv e punimeve në disa projekte të mëdha, shkruan atsh.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takim ndërsa ministri Blendi Gonxhja e cilësoi hap të rëndësishëm për vijimin e transformimit të infrastrukturës kulturore.

Dskutimet u fokusuan mbi ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar; hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit; përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës, një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik; riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit; si edhe koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

“Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS”, tha Gonxhja.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për MEKI-n në vijim.

Lini një Përgjigje