Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe patrioti i shquar i Rilindjes Kombëtare

11 Korrik 2025, 18:29Kulturë TEMA
Andon Zako Çajupi, dramaturgu dhe patrioti i shquar i Rilindjes

Më 11 korrik të vitit 1930 ndërroi jetë dramaturgu atdhetar, Andon Zako Çajupi.

Emrin e vërtetë e kishte Andon Çako, ndonëse identifikohet gjerësisht si “Çajupi”, duke mbartur kështu në krijimtarinë e tij, gjurmë të vendlindjes, Zagorisë, ku gjendet mali prej nga vjen pseudonimi letrar.

Pas shkollimit bazë, e la Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare. Ndoqi një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim evropian, do t’i drejtohej Gjenevës, ku kreu studimet për drejtësi.

Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar lëvizjes patriotike të shqiptarëve të ngulimeve të Egjiptit. U bë figurë protagoniste e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, shkruan atsh.

Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore. Sa ishte gjallë iu botuan “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij në shqip, “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskritishte. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909).

2 Komente

  1. E
    ENVER PASHA

    ANDONI KAUR ,,,

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      po, por jo pederast greko orthodhoks o bythqir i janulles qe na paske dale me llagap tjeter

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje