Dhërmi, më 12 korrik zhvillohet koncerti ‘Akordet e Jonit’, interpretojnë 2 formacione të njohura të muzikës frymore

11 Korrik 2025, 13:49Kulturë TEMA
Dhërmi, më 12 korrik zhvillohet koncerti ‘Akordet e

Më 12 korrik, në sheshin “Petro Marko” në Dhërmi, do të zhvillohet koncerti “Akordet e Jonit”, një mbrëmje e veçantë muzikore që "bashkon" brigjet shqiptare dhe ato greke përmes tingujve të mesdheut. Aktiviteti nis në orën 21:00 dhe organizohet me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Në këtë koncert do të ngjiten në skenë dy formacione të njohura të muzikës frymore: Albanian Brass Quintet nga Tirana dhe Ionian Brass Quintet nga Korfuz. Ata do të interpretojnë së bashku një repertor që ndërthur trashëgiminë muzikore shqiptare dhe greke, si një simbol i bashkëjetesës dhe dialogut kulturor.

Organizatorët shpresojnë që ky koncert të shënojë fillimin e një tradite vjetore, që në vitet në vijim do të zgjerohet me pjesëmarrjen e artistëve nga brigje të tjera të Jonit dhe Mesdheut, shkruan shqiptarja.

Lini një Përgjigje