RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Një detaj dytësor"
Shtëpia Botuese: Dudaj
Çmimi: 1.000 Lekë
Historia fillon gjatë verës së vitit 1949, një vit pas luftës që palestinezët e quajnë Nakba, katastrofa, që pati si pasojë eksodin dhe dëbimin e mbi 700.000 njerëzve.
Disa ushtarë izraelitë sulmojnë një grup beduinësh në shkretëtirën e Negev-it, duke i vrarë të gjithë, përveç një adoleshenteje që mbetet gjallë, por kapet robinë, përdhunohet, vritet dhe varroset në rërë.
Shumë vite më vonë, në ditët tona, një grua nga Ramallahu përpiqet të deshifrojë disa detaje që shënjojnë atë vrasje. Ajo tronditet nga ai krim e jo vetëm për shkak të mizorisë së aktit, por sepse është kryer saktësisht njëzet e pesë vjet para ditës së lindjes së saj.
Adania Shibli ka vënë një bast të madh, duke ia besuar çelësin për të depërtuar në ngjarjen qendrore të romanit të saj – përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të re beduine – dy rrëfyesve thellësisht egocentrikë: një psikopati izraelit dhe një detektiveje amatore palestineze që ka shumë pak lidhje me realitetin.
Por ajo e fiton bastin e saj, kur romani na shpie drejt një përfundimi që të lë pa frymë».
J. M. Coetzee, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë.
Lini një Përgjigje