Bylisi, qyteti antik ku historia është “qëndisur” me gurë (VIDEO+FOTO)

10 Korrik 2025, 18:42Kulturë TEMA
Bylisi, qyteti antik ku historia është “qëndisur” me

 Bylisi, një nga qytetet antike dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, më në fund po merr vëmendjen që meriton.

Në pamjet e shpërndara online nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, duket qartë madhështia e Bylisit, e kësaj trashëgimie që na e kanë lënë të parët dhe që na bën krenarë që jetojmë këtu dhe krenarë kur e vizitojnë udhëtarë nga e gjithë bota.

Parku Arkeologjik i Bylisit është një pasuri të rrallë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.

Bylis është i ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para Krishtit, me një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga ‘AICS’, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.

Plani i Menaxhimit përfshin: restaurim profesional dhe mbrojtje të qëndrueshme; përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët; mbështetje për komunitetin në fushën e turizmit dhe artizanatit; programe edukative për brezat e rinj.

2 Komente

  1. H
    Hekalioti

    Great

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nji Mrekulli e Ilirise

      nashi ,ka pasur edhe bithqira gerk ,qe vinin e kerkonin te gjatin , qyteteve te Ilirise ,por hahaha ,c'rendesi ka kjo per Historine ton.Eshte njelloj si ka ca pederaste qe jetojn ktu ne halen e m.b .kte zanat kishin ne bote bithqirat gerk mo.hahaha.nejse v.k krimbave te hales ,se do dalin e fillojn me qelb .ptu. Do ishte Madheshtore ,sikur te rikonstruohet si ka qen dikur .Turizmi, zona ,do jetonte vertet nji boom .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje