Liqeni i Zi në Radomirë, "kur freskia malore sfidon vapën e korrikut"

10 Korrik 2025, 15:10Kulturë TEMA
Liqeni i Zi në Radomirë, "kur freskia malore sfidon vapën e

Liqeni i Zi në Radomirë është një prej perlave natyrore të Dibrës, i vendosur në zemër të Alpeve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, një destinacion për të gjithë në këto ditë të nxehta korriku, transmeton ora.

“Freskia e Liqenit të Zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut”, shprehet kryeministri.

Liqeni i Zi ndodhet në një lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit dhe është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara për ecje malore dhe turizëm natyror në veriun e Shqipërisë falë natyrës së paprekur dhe peizazheve të rralla.

Lini një Përgjigje