"Varri i Ashikut": Bukuria dhe Faqebardhi, një tragjedi dashurie shqiptare si "Romeo e Zhuljeta"

10 Korrik 2025, 16:25Kulturë TEMA
"Varri i Ashikut": Bukuria dhe Faqebardhi, një tragjedi dashurie

“Varri i Ashikut”, simbol i sakrificës për dashurinë, është historia tragjike e dy të rinjve të dashuruar nga Ndroqi, që lanë pas një legjendë.

Fabula flet për dy të rinjtë, Bukurien, bijën e Selman Agës dhe Faqebardhin nga fshati Bozanxhije i Ndroqit të Tiranës. Ishin shumë të dashuruar. Prandaj zgjodhën të vdesin më mirë se të braktisin njëri-tjetrin.

“Një djalë i ri punonte si hyzmeqar tek një bojar Ai kur dikton se ky i dashuronte vajzën e tij e fejon të bijën me një djalë tjetër.
Kur hyzmeqari merr vesh se e dashura e tij po martohej i shfaq bojarit dashurinë për të bijën. I kërkon dorën e saj. Bojari refuzoi dhe e dëboi hyzmeqarin. Kjo përkundër paralajmërimit se nuk ndaheshin nga njëri-tjetri edhe sikur të vdisnin.


Kur erdhi dita e dasmës dhe krushqit morën nusen, gjatë rrugës u shfaq djali i dashuruar. Ai u thotë krushqve: “O krushq të mirë. Nusja që keni në kalë është e dashura ime. Ne i kemi dhënë besën njëri-tjetrit të mos ndahemi kurrë”.

Nusja ngre duvakun. Bërtet me të madhe.

O burra trima. Unë nuk jam nusja juaj por e këtij çunit trim. Krushqit mbetën të habitur por nuk u tërhoqën. Zakoni e donte që ta shpinin nusen me doemos në shtëpinë e dhëndrit. Atje kishte filluar dasma.

Të vjetrit mbajnë mend se pranë këtij rrapit ishte veçanërisht një varr i lartë sa një njeri. Ishte ndërtuar me gurë të rëndë e të nxirë në vite.

Varri iu kishte rezistuar mjaft luftërave shkatërrimtare dhe fenomeneve të natyrës. Në Luftën II Botërore ishte restauruar nga ushtarët italianë. E ruajtën italianët, por e shkatërruan shqiptarët!

Nuk dihet si u tret e humbi ai varr. Por legjenda ka mbetur.  Për këtë histori është folur shpesh, madje për të është shkruar jo rrallë në shtypin e përditshëm. Janë bërë dokumentarë dhe emisione të shkurtër televizivë.

Varri është vizituar dhe është përshkruar që në vitin 1863 nga albanologu i shquar gjerman, Johan von Hahn në udhëtimet e tij në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Veriut.

Ja çka shkruan ndër të tjera ai:

Pak para shtëpive të para të Ndërrenjës, ne mbërritëm te një varr turk, i rrethuar nga pemë të larta, që ndodhej në të djathtë të rrugës dhe që mbante emrin poetik “Varri i Ashikut”.


Këtu, sipas legjendës, është varrosur një djalë i ri së bashku me të dashurën e tij, të cilën e kishte grabitur, mbasi ajo rridhte nga një fis me të cilin ai ishte në armiqësi. I ndjekur dhe i rrethuar, duke parë që nuk kishte asnjë rrugëdalje, ai vrau më parë vajzën dhe mandej veten.

Kur u afruan ndjekësit, djali rronte akoma dhe iu lut atyre që t’i varrosnin të dy së bashku me vajzën, në të njëjtin varr. Kërkesa e tij u plotësua.

Ne do të kishim pasur dëshirë të mësonim hollësira të tjera lidhur me kohën e kësaj ngjarjeje, emrat e dashnorëve dhe të fiseve të tyre, mirëpo jehona e kësaj ndodhie ishte shuar me kohë.

Ndaj për pyetjet e bëra lidhur me të unë mora këtë përgjigje: “më tepër se kaq nuk na është treguar nga ana e baballarëve tanë. Për këtë arsye, as ata nuk duhet të kenë ditur më tepër.”

“Ku kemi për të pushuem?”, pyesin të lodhun e të kapitun udhëtarët që shkojnë prej Tirane në Durrës, a prej Durrësi në Tiranë. Ke “Vorri i Ashikut”, përgjigjen menjiherë kalorët.

E me të vërtetë, kësaj udhe që thamë, ndodhet prej kohësh, në hijen e nji rrapi shumë të vjetër, nji vorr i madh, që thohet  “Vorri i Ashikut”. Vendi, aty përqark, asht që ta ketë anda shpirti, gjithë bar të njomë.

Nga len ka nji han, nga perendon nji teqe, nga anë e veriut ara që s’kanë të mbaruem e nga an’e jugës, udhën. E ç’vend asht ky pra, që rrinë e shplodhen e marrin frymë njerëzit nji copë herë, e si do të ketë qenë puna e këtij vorri të gjatë këtu?”

Janë shumë interesante, sidomos detajet që jep autori për marrëdhëniet midis dy të rinjve: “…dita kur djali e shpëton vajzën nga vdekja e sigurt në valët e rrëmbyera të Erzenit, takimet e mëpastajme të tyre natën me hënë nëpër kopshtijet e fshatit, apo buzë lumit.

Por kjo dashuri e sinqertë do të fikej një ditë tragjikisht. Selman Aga nuk pranoi që vajza e tij, Bukurie, të lidhte jetën me Faqebardhin. I rënë në këtë dëshpërim, djali shigjeton mbi trupin e vajzës në ditën e martesës së saj. Pastaj me një tjetër mbi veten e tij, duke mbetur të dy të vdekur dhe më pas të varrosur, pikërisht në vendin që edhe sot mban emrin “Varri i Ashikut”.

“Varri i Dashnorëve”, shkruan ai, ndodhet në rrugën që të shpie nga Durrësi në Tiranë. Është një shesh i vogël i gjelbëruar. Në mes të tij ndodhet një lapidar varri mbi të cilin lëshon hije një rrap madhështor. Pranë varrit ndodhet nga lindja një han përdhesë. Nga perëndimi një teqe bektashiane. Nga veriu një fushë e gjerë, kurse nga jugu rruga publike“.

Për të mësuar më hollësisht ngjarjen, ka thënë Kristo Frashëri, ai qëndroi disa ditë në fshatrat rreth e rrotull. E pasuroi historinë e dashnorëve me doket e zakonet e banorëve të kësaj treve.

Ashtu si në Veronë të Italisë, ku prej motesh ngrihet tempulli i këtyre dy dashnorëve tragjik, varri i prishur, mbeti simbol i dashurisë së përjetshme.

 

2 Komente

  1. A
    Ai

    Edhe kete histori shqiptare e keni perkthyer me Google Translate more faqezinj?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shahin

      Homazh Shen Valentinit shqiptar, Homazh te bijes se Elez Isufit. Po ju tregoj nje te vertete, te ndodhur ne Sllove te Dibres./ Bija e Elez Isufit ra ne dashuri me nje djale Trojaku qe punonte hyzmeqar tek Elez Isufi. Pas do kohesh bija e Elez Isufit mbeti shtetzane. Grate me shume frike i treguan Elezit. Djali kishte ikur dhe fshehur ne Trojak. Elezi u terbua. Thirri vajzen ne prani te gruas dhe vajza i tregoi se me ke ishte mbetur shtatezene. Elezi urdheroi Trojakun t'ja binin djalin e dorzuar, ndryshe do zhdukte tere kataunin. E sollen djalin. I mbajti nje jave te lidhur duke i rrahur. Me pas caktoi diten e varjes. Ne mengjes magjupi i agait Elez Isufi, me mbiemer Selmani pregatiti vendin tek porta e madhe e daljes nga kullat(sarajet)ne Sllove. Magjupi i ishte lutur me shpirt Elezit t'i falte, t'ju jepte ndonje leke dhe te largoheshin te gjalle e humbeshin kund nga Tetova apo Kosova. Po ku ngjonte Elezi. // U ngjite magjupi t'ju vere lakun dhe u rrezua nga shkalla ku ishte ngjitur, me koke per toke e humbi ndjenjat. Elezi mori hove si perbindesh, largoi magjupin njaneane dhe ju a vu lakun me duart e tij. Pasi dhane shpirt, urdheroi te rrinin te ekspozuar dy jave dite qe t'i hanin sorrat dhe urdheroi familjen qe t'i hupej emri i vajzes( ne rast se dikush i permend emrin do te varet si keta te dy). Ne kohen komunizmit e solli fati i keq te varet dhe Lirie Gega shtatezene. Enver Hoxha ju humbi varret Daliut dhe Liries se kishte frike se kurdo me kalimin e kohes ne rast se humb komunizma, europianet kane mjete qe e gjejne a ka qene shtatezane apo jo ne rast se i gjenden eshtrat. Ja kete tragjedi duhet te kendojne Mahmut Ferati dhe Shaqir Cervadiku qe te behen e mbeten te pavdekshem. Shpirti i eger i Elez Isufit kishte friksuar e sfiduar, dy katunde Slloven e Trojakun dhe tere miqesine e tij qe nuk arriten ta ndalonin. E tani po sfidon dhe Shqipni e Kosove qe nuk e vene ne dukje kete gjeme. Tek e fundit vet familja Ndreu duhet te sponsorizojne dhe te ngrene, nje Obelisk me vete per motren e tyre e duke thirrur Prifterije e hoxhallare te luten per shpirtin e saj dhe shteti te ngrej nje obelisk per Liri Gegen ku çdà komuniste apo pinjolli i tyre duhet te kaloi e rrije nje minut heshtje per te kujtuar urrejtshem kryekriminelin e Partis se tyre Enver Hoxha.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje