Shkodra, qyteti ku lindi levizja feministe shqiptare!

11 Korrik 2025, 13:58Kulturë TEMA
Shkodra, qyteti ku lindi levizja feministe shqiptare!

Shkodra, qyteti ku lindi levizja feministe shqiptare!

Qysh në 1919, Shkodra bani historí: në dramën “Eminia e vorfën” për herë të parë lujti në skenë një vajzë e jo burrë i veshun si grue – çka deri atëherë ishte e papame.

Në vitet 1921-1922, Shkodra lulezoi me shfaqje si “Katër caqet themelore” e “E tradhtuemja”, krejt të lujtuna veç nga vajza e gra shkodrane: Tina e Gjon Ashikut, Kristina e Zef Gjonej, Ida e Kel Kodhelit, Marta e Logorecit, e shumë të tjera që shkelën në skenë me zemer e trimní.

Kjo s’asht veçse fryti i Shkodrës si qytet i dijes, konsullatave e emancipimit, me Gjuhadolin e Sarreqin që zien prej shkollash, prej fjalës së huej, prej artit e prej misionesh kulturore që ua çelshin sytë grave.

Në nji kohë kur pjesa tjetër e Shqipnisë mezi guxonte me fol për të drejtat e gruas, Shkodra i kishte gratë me mend, me veshje elegante, me libra në dorë e me këngë në zemer.

2 Komente

  1. S
    Shkodra asht bish i Komunistit Sali UDB

    Para 100 vitete Shkodra ishte nderi i Shqipnise! Po tani, a mund te thuhet se mentaliteti shkodran asht kthye 200 vite pas? Prej 35 vitesh Shkobra shkon pas komunistit te rrjedhun komplet Sali Berisha dhe partise komuniste - spiune te tij te qujtun PD. Shkodra asht kthye ne turpin e shqptarise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Vetem dhe vetem Korca ka patur femer, familje e shoqeri relativisht te qyteteruara. Te tjeret -turqi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje