Përfundon restaurimi i ikonës “Pesë Apostujt”, pjesë e fondit muzeor “Onufri”

22 Qershor 2024, 19:17Kulturë TEMA
Përfundon restaurimi i ikonës “Pesë Apostujt”,

 Një tjetër thesari të ikonografisë që bën pjesë në fondin muzeor të Muzeut “Onufri” i rikthehet shkëlqimi.

Pas një pune disamujore kryer në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Onufri në Berat nga restauratori Erion Lezi, përfundoi ndërhyrja restauruese për ikonën “Pesë Apostujt” vepër e shek. XVII, atribuar Onufër Qipriotit.

Ikona edhe pse e restauruar përpara disa dekadash paraqiste problematika të ndryshme si: dëmtim të kornizimit,  grundit dhe shtresave përgatitore, dëmtim të pelikulës piktorike, shoqëruar me papastërti të qëndrueshme të lëna nga restaurimi i mëparshëm (dyll dhe parafine) si dhe oksidim verniku.

Të gjitha këto copëtonin tërësinë e skenës, tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e ikonës, si dhe rrezikonin degradimin e saj.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do t’i ofrohet e ekspozuar për publikun e gjerë të Muzeut Ikonografik “Onufri”. atsh/A.K./TemA

2 Komente

  1. s
    she kozma

    Bravo besimtaret grekorthodhoks ,,,per kete thesar te trashegimis se tyre kulturore dhe fetare ,,,,,

    Përgjigjjuni
    1. p
      pretorian

      Te shkerrdhefsha librin e shtepise ty dhe te gjitheve si ty.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje