Përkthehet në anglisht libri i Evarist Beqirit me titull "The founder: Ismail Qemal Vlora on leadership"

29 Prill 2025, 11:10Kulturë TEMA
Përkthehet në anglisht libri i Evarist Beqirit me titull "The

Ka dalë në qarkullim libri më i fundit nga autori i mirënjohur shqiptar Evarist Beqiri i cili njihet së tepërmi për punën e tij studimore.

Edhe është pikërisht kjo punë e gjatë studimore që ka sjellë frytet e saj me librin "Ismail Qemali: Themeluesi".

Ky libër tashmë është përkthyer dhe në anglisht nga prestigjiozja Filara dhe mund të gjendet në të gjithë libraritë e Shteteve të Bashkuara. Titulli? "The founder: Ismail Qemal Vlora on leadership".

Evarist Beqiri u lind më 25 shtator 1982, në Vlorë. Në vitin 2007 diplomohet “Jurist” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Po aty në vitin 2011, kreu studimet Master i Nivelit të Dytë. Në vitin 2017, fiton gradën shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Prej 14 vitesh shërben në administratën publike shqiptare në fushën e sigurisë kombëtare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje