Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka përuruar veprën e 10-të të Mid’hat Frashërit, firmëtarit të Pavarësisë dhe një prej njerëzve të mëdhenj të Kombit tonë.
Vepra e shkruar nga shkrimtari dhe historiani Uran Butka, i cili në përurimin e këtij vëllimi ka treguar disa pjesë nga jeta e Mid’hat Frashërit, i cili jo vetëm ishte firmëtar i Pavarësisë, por edhe nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit dhe hartues i teksteve shkollore.
“Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, përuron vëllimin e 10-të të veprës së zgjedhur Mid’hat Frashëri, firmëtarit dhe protagonistit të Pavarësisë. Nuk ishte e rastit që Mid’hat Frashëri mori pjesë në ngjarjen më madhore të Kombit, 28 nëntor 1912. Biri i Abdyl Frashërit qysh në moshën 17-vjeçare nisi shkrimet dhe botimet me karakter kombëtar e kulturor.
Kryetar i Kongresit të Manastirit, Nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit, hartues i teksteve shkollore dhe udhëtar i palodhur i Pavarësisë. Pas një udhëtimi nga Stambolli në Vlorë, me motivin “shpëtimi me anë të vetes tonë” dhe në prag të Pavarësisë, “shpëtimi në indipendencë”, si zgjidhja e vetme për ta bërë fakt mëvetësinë e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Uran Butka.
Vepra e Mid’hat Frashërit nuk do të përfundojë me vëllimin e 10-të, pasi Uran Butka është duke punuar për vëllimin tjetër, i cili sërish do të botohet nga Instituti “Lumo Skëndo”. Por si lindi ideja e krijimit të këtij Instituti?
Agron Shehaj, i cili është edhe financuesi i këtij Instituti, tregoi se ideja lindi pas propozimit që Uran Butka i kishte bërë atij për financimin e një vëllimi për Mid’hat Frashërin. Atëherë një sipërmarrës i suksesshëm në biznes, Shehaj jo vetëm që kishte pranuar, por dha edhe idenë e formimit të Institutit “Lumo Skëndo”, që sot numëron dhjetëra vepra të botuara.
“Unë isha një sipërmarrës që kisha arritur një sukses të caktuar në biznes, dhe ishte hera e parë që dikush kërkonte mbështetjen time financiare për një botim. Dhe Urani më propozoi ndihmën për librin, dhe unë i propozova Uranit.
Uran i thashë, unë jo vetëm dua të jap një kontribut për këtë libër që ti do të botosh, por ne mund të botojmë të gjithë veprën e Mid’hat Frashërit dhe për këtë mund të krijojmë një Institut Studimor ku mund të botojmë edhe vepra të tjera”, tregoi Shehaj.
I ftuar në këtë përurim ishte edhe shkrimtari Ilir ikonomi, i cili tregoi edhe një histori mes Mid’hat Frashërit dhe Fan Nolit, dy figurave të mëdha të Kombit shqiptar. Ai rrëfeu se si Mid’hat Frashëri ishte shqetësuar nga një shkrim i gazetës italiane, e cila shkruante se Fan Noli kishte thënë që të lihej për momentin çështja e Sazxanit, me ishullin që vijonte të ishte i pushtuar nga italianët.
Frashëri i kishte dërguar një telegram, ku kërkonte që Italia të tërhiqej menjëherë nga Sazani, ashtu siç parashikonte procesverbali i Londrës.
“Italianët botojnë një artikull në një gazetë italiane, që unë e kam parë, ku thuhej që “Fan Noli mendon që: le ta lëmë në heshtje tani për tani çështjen e Sazanit, le ta shqyrtojmë më vonë”. Mid’hat Frashëri e merr vesh këtë lajm nga gazeta dhe i shkruan një letër Fan Nolit dhe i thotë: Lirimi i kufijve jugor duhet kërkuar që nga Sazani, ashtu siç shënohet në procesverbalin e Londrës në 8 gusht 1913, sepse procesverbali kërkonte që fuqitë të tërhiqeshin nga të gjitha këto toka, plus Sazanin. Nëse nuk kërkohet këtë herë zbrazja e Sazanit, nuk do ta kemi herë tjetër këtë rast në dorë”. Është interesante kjo këmbëngulje e Mid’hat Frashërit për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit shqiptar”, tha Ikonomi.
Në përfundim të përurimit të librit, të gjithë pjesëmarrësve iu dhurua nga një kopje e vëllimit të 10-të të veprës së Mid’hat Frashërit.
O gomerê. Mid'hat Frashêri dhe Mit'hat Frashëri janë dy persona të ndryshëm. I pari kryeministër në kohên e pushtuesit dhe i dyti, alias Lumo Skëndo, kryetar i Ballit Kombêtar. Kur do tê mësoni ju?!
O figure ai qe ka qene kryeminister e ka Mehdi Frasheri..
Mehdi Frashëri dhe Mithat frashëri kanë shkaktuar njësoj dëme të mëdha sovranitetit të popullit shqiptar! Ashtu si kryetari i qeverisë kuislinge , apo kryetar i ballit kombëtar kanë masakruar fshatra dhe janë fajtorët kryesorë për masakrën e 4shkurtit 1944 dhe kampit famëkeq të Prishtinës! Prandaj është turp i madh t'i ngresh statuja kuislingëve , zogistëve dhe kryetarit të partisë fashiste shqiptare Mustafa Merlika Kruja, dhe gjithë kjo në këtë Përvjetor !!! Turp për ju të gjithë që hiqeni si albanologë gjithollogë të turpit tuaj.
Mithat Frasheri qendron me larte se i jati dhe du xhaxhallaret. Abdyli, Naimi dhe Samiu(bektashijte e Edi Rames) prapsuane ne Jugun e Shqiperise reformat qe nisi Porta e Lart me 1854. Toka ti njihet popullit dhe ta shesin e blejne midis njeri tjetrit. Luftuan me 1864 , e kthyen moton Toka asht e Sulltanit. Kurse Mitati drite i befte shpirti, qe interlekutori i bashkimit te Shqiptareve. Ja nje Toske per ta puthur ne Balle, ashtu si dhe ballistat e tjere. Do te me thoni dhe nje puthje ne balle Edi Rames se i ktheu Eshtrat. Jo kurre, pasi ate kthim duhet ta bente parti tjeter. Edi e beri ata kthim qe t'i lere gjithe kohet ngatrruar ballistat e zogistat. Nje dite(ne rast se bie krye autokrati i Moskes) socialistet do te shkrihen si balliste dhe do ta bajne ma keq Shqipnine se dinakeria e Ramiz Alise. Ajo qe politika e Zogut. Vete qendroi me forcat e Antantes dhe shtetin defakto e la me forcat e boshtit. Te dy palet ndihmuan xhuivet ne Shqiperi. Shteti me boshtin realizoi Shqiperine natyrale. Esat Pasha nuk ka asnje drite-hije ne jeten e tije, asht qelibar. Kurse Zogu ka nje drite-hije te rende. Nenvlersoi rrezikun komunist. Zogu thoshte se shqiptaret kane krakter te forte dhe s'do t'i perkulen komunizmit. A do ti, ata ju turren komunizmit dhe ende atij i kendojne hosana. "Gezuar" 29-ten(!)
Sa te kete toke dhe histori shqiptare, Balli Kombetar dhe vete Mithat Frasheri do te permenden ne faqen e keqe te histories tone Kombetare. Sic do permendet per mire per kongresin e Manastirit. Lexoni V. Hugon dhe do gjeni shpjegimin per keto raste historike.