“Petite Messe Solennelle” vjen në TKOB

24 Janar 2026, 09:05Kulturë TEMA
“Petite Messe Solennelle” vjen në TKOB

Një nga kryeveprat më të mëdha të Gioachino Rossini, Petite Messe Solennelle, vjen premierë absolute në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një kryevepër shpirtërore, ku sakralja dhe ndjeshmëria muzikore ndërthuren në një gjuhë emocionale të thellë.

Me solistë të mirënjohur: soprano Svetlana Aksenova, mezosoprano Enkeleida Shkoza, tenor Klodjan Kaçani dhe bas Rubén Amoretti.

Një bashkëpunim me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe Korin e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentëve të korit Hajrullah Syla dhe Dritan Lumshi, si dhe me Orkestrën Simfonike të drejtuar nga maestro Facundo Agudin.

Teatri i Operas dhe Baletit fton publikun në 25 janar, në një mbrëmje ku arti dhe emocioni bashkohen në një dialog të thellë shpirtëror. A.K./TemA

1 Komente

  1. U
    Une

    Paskeni zgjedhur nje pjesë shume te bukur!!! Qenka versioni me orkester, sepse ne shumicen e rasteve kjo pjese luhet me nje piano dhe kor; versioni tjeter, eshte po aq i bukur!!! E gezofshi dhe u kënaqshi me kete Kryevepër!!! ✝️✝️

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje