PIKTURA E DITËS: "Fruti i Koshiencës"- Vepër që flet pa fjalë nga artisti Gazmend Leka

19 Tetor 2025, 13:16Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Fruti i Koshiencës"- Vepër që

Gazmend Leka e ofron artin e tij si një ftesë për t'u udhëtuar në thellësitë e shpirtit dhe natyrës, duke e bërë çdo vepër një përvojë të veçantë dhe emocionuese për ata që e përjetojnë. 

Krijimet e tij përfaqësojnë një bashkëbisedim universale, ku kaosi dhe rregulli harmonizohen, pa u ndarë në kufij të qartë.

Gazmend Leka ka lindur më 11 tetor 1953 në Tiranë. Në vitin 1978 kryen studimet në Akademinë e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në vitin 1982.

Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991, bëhet udhëheqës artistik i filmave vizatimorë në kinostudion “Shqipëria e Re” duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 nis punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve. 

Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen 37 vepra të tijat në pikturë dhe grafikë. Mbi 400 vepra të tjera janë shpërndarë në koleksione private në Shqipëri, Amerikë, Francë, Zvicër, Itali, Turqi, Rusi, Gjermani, Holandë, Spanjë, Kanada dhe Japoni. 

Është një nga artistët më aktivë në vend, duke numëruar më shumë se 180 ekspozita brenda dhe jashtë vendit, duke fituar disa çmime, për karrierën dhe artin e tij.

Lini një Përgjigje