Faik Konica dhe Luigj Gurakuqi kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në revistën “Albania”. Por pas shpalljes së Pavarësisë, rrugët e tyre u ndanë. Madje, sikurse tregon Sej Vllamasi në kujtimet e tij, mes tyre ka pasur edhe një sherr fizik ku u zunë me grushta në Durrës.
Në vitin 1922, ky sherr do të rikthehej në vëmendje në diskutimet që bëheshin në parlamentin shqiptar. Temë u bë kur diskutohej për caktimin e një deputeti të Vatrës së SHBA-së në parlamentin shqiptar.
Vatra në atë kohë drejtohej nga Konica. Si rrjedhojë, deputetët gjatë diskutimeve nuk mungojnë t’i bëjnë “gjyqin” Konicës. U fol për disa kritika që ai kishte bërë ndaj shqiptarëve në shtypin e huaj.
Në këto diskutime, evidentohet edhe elementi i sherrit që kishte bërë me Luigj Gurakuqin. Ky i fundit, merr fjalën dhe del në mbrojtje të Konicës. Evidentoi rolin e tij në çështjen shqiptare.
“Po zotnij! Jemi zanë e mund të zihemi prapë. Por gjithmonë ball për ball e jo me sharje prapa kurrizit. Zihja personale nuk do më shtrëngojë kurrë të harroj shërbimet e tija”, u shpreh Luigj Gurakuqi duke i dhënë fund këtij debati.
Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj. Të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.
Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon. S`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën. E, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur. I shenjtë mall e dashuri e shenjtë. Kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshë jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…
/observer/
Personazhe t medhaj,por njerez...
Bixhi vdiq me 20 lireta e 3 kapota ne xhep ..ky eshte Fakt,,,Konica vdiq dhe mbeti mbi Dhe se as leke per funeral nuk la….Enveri vdiq pa nje kacidhe…Saliu dhe Ramuti do vdesin miliardera …Konica ka thenien me te mire per Halen e Partise se Shurraneve qe la pas Ramizi Xhaxhi Saliut me Xhaxhi Edin gjoja Shqiperine Zonje,qe ka 100 vite nuk sjell dot nje Pike uje e nuk mbledh dot plehrat e saj….Vurini Drynin se Nuk behet Stan me hajdute e te shitur
Propoganda e miti qe u krijua per ta i ka lartesuar te dy si fugura te medha te shqiptarizmit, realisht kane qene njerez te vegjel qe per interesat personale beheshin vegla te fuqive te medha qe shqiperine e shihnin si koloni te tyre.
Shqipja e krijuesve te shqipes: "Zihja personale". Shqipja aktuale: "elementi i sherrit".
Astrit ik e pi ilacet dhe lexo pak per jeten e tyre.