Vepra e titulluar “Gjirokastra” e Isuf Sulovarit paraqet shtëpitë karakteristike të qytetit që ngjiten mbi kodër. Piktura ndërthurr ngjyrat e natyrës me dritën e artë të pasdites, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe nostalgjike.
Isuf Sulovari ishte një ndër piktorët e rëndësishëm shqiptarë të Realizmit Socialist. Ai vlerësohet për stilin e tij të veçantë piktorik që e dallonte nga të gjithë piktorët shqiptarë të kohës. Isuf Sulovari pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në klasën e piktorit Sadik Kaceli,studjoi për dy vjet 1959-1961 në degën e pikturës, në Institutin e Arteve Plastike “N.Grigoresku”, Bukuresht (Rumani).
U diplomua në Institutin e Arteve, Tiranë në ateljenë e piktorit Vilson Kilica.
Ai ishte piktor i tablosë kompozicionale dhe realizoi temën e ditës, temën historike dhe portretin. Një koleksion prej 12 (dymbëdhjetë) veprash të Isuf Sulovarit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë.
Isuf Sulovari ka marrë pjesë nga vitit 1956-1990 në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare. Sulovari gjithashtu ka qenë pjesmarrës në ekspozitat kolektive shtetërore të kohës në disa shtete të ndryshme si në Rumani, Grac Austri (1972), RP.të Kinës (1971), Bienale të Aleksandrisë, ekspozita “Piktorët disidentë” Austri, etj. /liberale/
Modernizem dakord, Por ky eshte modernizem banal.