“Kutia e duhanit” dhe “Vizitor i papritur” janë dy botimet më të fundit të autorit shkodran Rrok Ndoja, të cilat u promovuan në ambientet e bibliotekës “Zoja e Shkodrës”. Këto dy libra, një në vargje dhe tjetri në prozë sjellin me humor, por edhe me realizëm, ngjarje dhe detaje nga jeta e përditshme e periudhës para viteve ’90 në Shkodër.
“Të dy librat i kam shkruar për një periudhë prej 5 vitesh, në kohë të ndryshme dhe subjekte të ndryshme që më kanë ardhur mbarë për te shkuar. Unë kam mbaruar për matematike, por jo nuk më ka penguar për të shkruar tregime të shkurtra apo poezi. Disa miq më kanë sugjeruar që ti botoj dhe sot jam i kënaqur për mirëpritjen e tyre dhe për ndihmën që më kanë dhënë disa specialistë”, tha shkrimtari rrok Ndoja.
Në ceremoninë e promovimit, librat u vlerësuan nga shkrimtari Stefan Çapaliku, drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni, si dhe famullitari Dom Vlash Palaj. Të tre theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kulturore dhe shoqërore përmes rrëfimeve të kësaj periudhe.
Rrok Ndoja, i njohur më herët edhe për fabulat dhe përrallat e tij, vjen me këto dy vepra si një dëshmi e gjallë e një kohe që nuk duhet harruar.
Në parathënien e vëllimit me tregime “Kutia e duhanit”, shkruhet: “Historitë e këtij libri shpesh janë aq të forta e të rënda, sa refuzojnë çdo lloj skalitjeje. Është pikërisht kjo pamje bruto e botës që e bën librin të çmueshëm”. - RTSH-
Lini një Përgjigje