Festivali KO:SH, Filo: Forcoi rolin e Korçës si qendër e rëndësishme kulturore

16 Shtator 2025, 12:09Kulturë TEMA
Festivali KO:SH, Filo: Forcoi rolin e Korçës si qendër e

Festivali i filmit KO:SH uli siparin e edicionit të tij të 13-të, në qytetin e Korçës.

Në një publikim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Sotiraq Filo, u shpreh se, ky edicion ishte pa diskutim një sukses i madh, duke e forcuar edhe më tej rolin e Korçës si një qendër e rëndësishme kulturore dhe artistike, shkruan atsh.

Pas pesë netëve, gjatë të cilave u shfaqën 81 prodhimeve kinematografike nga 40 vende të botës, Çmimi i Publikut iu dha filmit “The Day She Will Be Born” të regjisorit Emil Spahisky.

Tema e edicionit të 12-të të KO:SH Film Festival, ishte “Zhvendosja”. Filmat, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, sollën reflektime mbi një nga fenomenet më aktuale të kohës sonë.

Risitë e këtij viti përfshinë ndarjen e garës studentore nga ajo profesionale, kategorinë e filmit eksperimental dhe pasurimin e programit për fëmijë.

Disa nga filmat e vlerësuar prej jurisë së festivalit KO:SH ishin: Best Fiction për filmin “A bird flew”; Best Documentary u dha për “Nebbia”; Special Mention/Best Documentary u dha për “Through the window”; me Best Animation u vlerësua “Free the chicken”; Best Experimental shkoi për “The Moon also rises”.

Lini një Përgjigje