Java Kulturore e Arabisë Saudite

16 Shtator 2025, 11:08Kulturë TEMA
Java Kulturore e Arabisë Saudite

 Javët Kulturore Ndërkombëtare vijojnë me të tjerë artistë të ftuar, të cilët do të gjallërojnë jetën artistiko-kulturore në vend.

Prej sot, 16 shtator, e deri në datën 20 shtator, do të zhvillohet Java Kulturore e Arabisë Saudite. Kjo është hera e parë që Arabia Saudite sjell në vendin tonë një javë të plotë me art, traditë dhe kulturë.

Programi do të shoqërohet edhe me bashkëpunime mes artistëve të Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, duke krijuar ura të reja dialogu mes dy kulturave.

Mjeshtër sauditë do të prezantojnë zanate të lashta me punëtori interaktive. Gjithashtu do të ketë aktivitete që përfshijnë arkeologjinë, arkitekturën, fotografinë, letërsinë, modën dhe kulinarinë arabe, shkruan atsh.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë projeksione filmash të shkurtër që pasqyrojnë artin, rajonet dhe traditat saudite.

Lini një Përgjigje