PIKTURA E DITËS: "Elbasani në shi me diell"- Kur qielli dhe qyteti takohen në telajon e artistit, Gazment Xhaferri

15 Shtator 2025, 18:17Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Elbasani në shi me diell"- Kur qielli dhe

Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri ka sjellë me mjeshtëri një tjetër vepër artistike, e cila gjendet në "Art studio Xhaferri".

Piktura paraqet rrugët e Elbasanit të mbuluara nga shkëlqimi i lagështisë pas një shiu të lehtë, ndërsa rrezet e diellit depërtojnë përmes reve, duke krijuar kontraste të ngrohta dhe të ftohta.

“Shumë ndërtesa historike janë shembur dhe nuk kanë më atë kënaqësinë që të jepnin dikur. Edhe në Elbasan shumë prej tyre e kanë humbur pamjen e tyre të dikurshme,” - thotë në një intervistë piktori i mirënjohur elbasanas.

“Kryesisht unë jam marr shumë me peizazhe urbane edhe në Greqi, në Florina ku kam jetuar, ndërtesat atje ishin të bukura si shtëpitë dhe ndërtesat në Korçë. Por, kishte shumë ndërtesa të cilat ishin shembur edhe atje dhe njerëzit i kërkonin në internet dhe kërkonin që t’i vizatoja sepse ishin nostalgjikë për to.”

“E njëjta gjë po ndodh edhe në Elbasan, peizazhe urbane psh. brenda në Kalanë e Elbasanit ka akoma vende që mund të vizatosh, por kryesisht pjesët që janë shembur psh., Pazari i Vjetër i cili është shembur që në kohën e Enver Hoxhës, pasi do bëheshin rregullime.”

“Ajo ishte një pjesë shumë e bukur që duhet të ruhej, por që nuk ndodhi ashtu. Brenda në kala, përsëri janë bërë ndryshime, pasi çdo shtëpi kishte një histori aty brenda dhe normalisht njerëzit kanë nostalgji tanimë për qytetin. Sa herë që bëj ndonjë pikturë për qytetin të gjithë elbasallinjtë më thonë. “E o Gazi ç’na nxore mallin e Elbasanit të vjetër". Këto janë piktura që tërhiqen nga njerëzit". /liberale/

1 Komente

  1. S
    Sara

    Fiks! Del ylberi kur bje shi me diell. Eshte tamam per ata

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje