VIDEO/ 15 shtator 1912 , lindi Sabiha Kasimati

15 Shtator 2025, 14:09Kulturë TEMA
VIDEO/ 15 shtator 1912 , lindi Sabiha Kasimati

Në këtë datë lindi Sabiha Kasimati (1912 – 1951), biologe dhe studiuesja e parë shqiptare, një grua që la gjurmë në shkencën e vendit tonë.

Ajo ishte punonjëse shkencore pranë Institutit të Shkencave dhe njihet si shkencëtarja e parë shqiptare. Me përkushtim dhe pasion, Sabiha punoi për studimin e florës dhe faunës së Shqipërisë, duke sjellë kontribute të vyera për biologjinë.

Por jeta e saj u ndërpre tragjikisht. Më 26 shkurt 1951, regjimi komunist e pushkatoi pa gjyq, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, nën akuzën e rreme për bombën në ambasadën sovjetike. Viktimat u ekzekutuan në fshatin Mënik të Tiranës dhe u hodhën në një varr masiv, pa u dhënë as familjarëve trupat e tyre.

Sabiha Kasimati mbetet një simbol i kurajos, dijes dhe sakrificës, një figurë që sot nderohet si martire e shkencës dhe e lirisë. /nid/

3 Komente

  1. k
    k

    Mallkimi i kombit shqiptar lind nga krimet mizore të pa imagjinueshme të bëra nga ata vetë.

    Përgjigjjuni
    1. ;
      ;

      Po

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arsimtari

      Kriminelet komuniste ishin shume agresiv dhe te eger,duke mos i pranuar as pritur kurre ndryshimet!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje