“Fiat Topolino”, simboli retro i motorizimit europian në rrugët e Përmetit

15 Shtator 2025, 12:06Kulturë TEMA
“Fiat Topolino”, simboli retro i motorizimit europian në

 “Fiat Topolino”, makina ikonë e prodhuar për herë të parë në vitin 1936 dhe një nga simbolet e motorizimit masiv në Europë, u prezantua këtë fundjavë në qytetin e Përmetit, duke sjellë atmosferën e veçantë të makinave retro në qytetin e trëndafilave.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë event, duke e cilësuar “Topolino”-n si një legjendë të vërtetë të automobilizmit europian.

“Kur legjenda retro “Fiat Topolino” takohet me bukuritë e Përmetit në një udhëtim mes kulturës, historisë dhe lidhjes së fortë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kujtime me ngjyra retro, në zemër të Përmetit”, u shpreh Rama.

“Fiat Topolino”, i projektuar nga Dante Giacosa dhe i prodhuar nga kompania italiane Fiat, konsiderohet si një nga automjetet më të vogla të kohës së tij. Me një motor 569 cm³ dhe shpejtësi maksimale rreth 85 km/orë, ai u bë sinonim i transportit të përballueshëm për shtresat e gjera në Itali dhe më gjerë.

Deri në vitin 1955 u prodhuan mbi 500 mijë njësi, duke e kthyer në një nga modelet më të dashura të shekullit XX, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje