Një shpjegim i legjendës së Trojës

14 Shtator 2025, 22:37Kulturë TEMA
Një shpjegim i legjendës së Trojës

Lufta e Trojës është një legjendë që lindi nga një kujtesë e largët e një inkursioni të vërtetë grek në qytetin e epokës së bronzit, Trojë (në Turqinë e sotme). Kjo mund të ketë marrë formën e sulmeve të rregullta pirate dhe/ose përballjeve për kontrollin e Detit Egje.

Këto përballje reale midis grekëve dhe trojanëve çuan në shkatërrimin e Trojës rreth vitit 1150 p.e.s. (me shumë gjasë përmes luftës dhe zjarrit). Me kalimin e shekujve, ato u transformuan në rrëfenja gojore. Të njohura kolektivisht si Cikli i Luftës së Trojës, këto tregime më vonë u hodhën në letër. U ritreguan dhe u riadaptuan gjatë shekujve në Greqinë dhe Romën e lashtë, me shkrimtarë dhe artistë që ndryshonin e shtonin detaje për qëllimet e tyre. Adaptimet e qindra tregimeve që përbëjnë këtë cikël vazhdojnë edhe sot, sidomos në teatër.

Shkaku i luftës legjendare, sipas tregimtarëve, ishte rrëmbimi i Helenës, mbretëreshës së Spartës dhe gruas së mbretit Menela, nga princi trojan Paris. Në kulturën greke të epokës së bronzit, e bazuar te turpi dhe nderi, ky ishte një poshtërim i madh për një burrë, veçanërisht për një mbret.

Në përgjigje të rrëmbimit, vëllai i Menelaut, Agamemnoni, mbreti i Mikenës (në Peloponez), udhëhoqi një fushatë ushtarake kundër Trojës. Qyteti prej rreth 10.000 banorësh u rrethua dhe u mbajt nën rrethim për dhjetë vjet.

Lufta përfundoi me mashtrimin e famshëm të Kalit të Trojës. Kjo kafshë gjigante prej druri iu ofrua trojanëve si “dhuratë” nga grekët, por në të ishin fshehur shtatë grekë. Pasi hynë në qytet, ata dolën nga “barku” i kalit, hapën portat për ushtrinë greke dhe kështu filloi fundi i Trojës.

Shumë prej nesh mund ta gjejnë më romantike idenë e një lufte heroike për një mbretëreshë të rrëmbyer, sesa të pranojnë që Troja ra si pasojë e sulmeve strategjike dhe ekonomike nga mikenasit.

Në fakt, qyteti i Trojës është gjetur, me dy nën-shtresa arkeologjike që tregojnë shkatërrimin e tij nga një rrethim. Po ashtu, vendi i Mikenës së epokës së bronzit, një strukturë pallati po aq e vjetër sa shtresat e Trojës, është identifikuar si origjina e ekspeditave greke.

Por këto dëshmi nuk mund të provojnë ekzistencën historike të Helenës, Akilit apo figurave të tjera të tregimeve. Heronjtë dhe heroinat, me shumë gjasa, u krijuan gjatë zhvillimit të tregimeve, ndonëse disa mund të jenë bazuar pjesërisht te udhëheqës dhe familjet e tyre historike.

Iliada (shek. VIII p.e.s.) është shembulli më i hershëm i mënyrës si një pushtim i paqartë u shndërrua në epikë kombëtare. Autorësia i atribuohet Homerit. Poema, që përfshin disa javë nga viti i fundit i luftës, është shkruar në heksametër daktilik dhe ndahet në 24 “libra” me gjithsej 15.693 vargje.

Nga kampi grek në brigjet e Azisë së Vogël deri te kalaja e fortifikuar e Trojës (Hisarliku i sotëm, pranë Dardaneleve), Iliada pasqyron jetën e luftëtarëve grekë dhe trojanë, por edhe të civilëve. Skenat e betejave janë të ashpra, të mbushura me gjak dhe dhimbje, por poema tregon gjithashtu vuajtjet e grave, fëmijëve, burrave të moshuar dhe pengjeve.

Poema hapet me një grindje mes vetë grekëve: armiqësinë midis Agamemnonit dhe Akilit, udhëheqësit të Mirmidonëve. Në qendër janë dy pengje femra: Krisëisa, e marrë nga Agamemnoni, dhe Brisëisa, e dhënë Akilit. Grindja për këto gra pasqyron, në miniaturë, vetë luftën më të madhe për Helenën. Këtu shfaqen tensioni, dyshimi dhe zemërimi – lodhja nga lufta që i bën edhe heronjtë të duken njerëzorë.

Pasojat e luftës, veçanërisht për gratë, u shndërruan në temë të tragjedive greke. Më e fuqishmja është Gratë e Trojës nga Euripidi (415 p.e.s.). Në këtë dramë, Kasandra, Hekuba, Andromaka dhe Helena vetë janë në qendër të tragjedisë.

Kori përbëhet nga gratë trojane të zëna rob, që përfaqësojnë viktimat e harruara të luftës. Euripidi përshkruan fatin e tyre: Kassandra merret si skllave nga Agamemnoni; Hekuba i jepet Odiseut; Andromaka i nënshtrohet Neoptolemit, birit të Akilit. Edhe Helena, e fajësuar për luftën, duhet t’i lutet burrit të saj për jetën.

Kulmi i tragjedisë është ekzekutimi i Astianaksit, djalit foshnje të Hektorit dhe Andromakës. Trupi i tij i vogël përgatitet për varrim nga gjyshja, Hekuba, ndërsa në sfond Troja digjet.

Interpretimet e pafundme të rrethimit të Trojës, në letërsi dhe art, tregojnë guximin dhe shpirtin njerëzor përballë fatkeqësisë. Por ato tregojnë gjithashtu se heroizmi është relativ, fitorja shpesh vjen me humbjen e njerëzimit, dhe se gratë e fëmijët janë gjithmonë viktimat e para./ the conversation

/observer/

9 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite a shiite,kto gjona nuk jane per ne,ne ne ate kohe Ishim neper dege per te kap ndonje banone.... gezuar Novruzin

    Përgjigjjuni
    1. I
      Interesohem

      5 mije euro kush ma jep IP e ketij.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Historiani

        Prandaj ju hodhen ne det e ne zjarr Turq, Bullgare, Italiane, Gjermane sepse jeni popull shtrige, dhe nuk keni lidhje me greket e lashte. Komandatet Gjermane gjate okupimit urdheronin ushtaret e tyre ta digjnin mbeturinat e ushqimit para se ta hidhnin ne plehra. "Mos ta hane greket" thonin. Ndaj dhe ju bene te vrisni veten e te falimentoni ne 2015. Sepse keta jeni. Popull shtrige

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Kujt ja thau , bythqirit ?? E ku mer vesh ai gabel vurgu nga ekonomia , ai eshte te ngopi zoren e thare nga bobota me dhalle te thartuar e te shkruaj karlliqe ….te haje grosh gratis e te fleje po gratis neper bodrumet e kishes ….thjesht kush i kthen pergjigje humbet kohen …..

          Përgjigjjuni
          1. H
            Historiani

            fiks. ai rrezik s eshte fare as grek. Nje budalla lypsar do jete

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dino

          Please moderatori i gazetes e shkruan dot IP e ketit? E dua per nje shok :D

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Kjo lloj ligesie eshte arsyeja pse Gjermanet keshillonin Turqit te sterilizonin popullatat Greke-Pontiake.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eh cdo na shohen sit

              Ik se po te qi gruan papi ore gabzer bythe , po ja jep pallen ta punoje mire vurkaria qe u be specialiste ne Omonia …

              Përgjigjjuni
            2. R
              Ringjallja pellazge

              Lufta e trojes eshte trimeri greke sac eshte edhe ky bishti i qenit grek, qe na e ka bere Merua peshqesh. Nje shkrim qe hidhet pa autor, ashtu sic hidhen evrot per gazetat dhe televizionet shipfolse nga ministria e jashtme greke. C'te perbashket ka Troja qe shpjegon Homeri gjeografikishte me Trojen qe adoptoj gjermani nga Turqia? Asgje te perbashket. Troja eshte ne kalan e Lezhes ashti sic mbeti miti i kalit ne KAL-MET, apo ne Kall-met, pra kali mbet ne fushen e Lezhes. Dhe Enea rikrijoj Trojen e re ne Butrint apo ku Bujt-rriti. Po te shikosh ne detaje kalaja e Lezhes eshte pothuaj e njejte me kalan e Butrintit. Ky "syneti bisht qen" le te lehi se i shkon lehja.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje