“Bylis Polifonia 2025”, festivali që përcjell vlerat e trashëgimisë kulturore

14 Shtator 2025, 19:35Kulturë TEMA
“Bylis Polifonia 2025”, festivali që përcjell vlerat e

Në Parkun Arkeologjik të Bylisit u mbajt nata e parë e festivalit mbarëkombëtar “Bylis Polifonia 2025” me pjesëmarrjen e 21 grupeve polifonike.

Një atmosferë festive që nisi me parakalimin e grupeve, tingujt e rrallë të polifonisë shqiptare, shpallur nga UNESCO si Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit, e kthyen qytetin antik në një skenë të gjallë arti e trashëgimie.

Në këtë edicion të 12-të, festivali erdhi me mesazhe për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë dhe traditës.

Janë rrënjët bylisjane që na ftojnë. Eventi përbëhet prej këngësh të ndryshme nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga Prrenjasi, Struga, Çamëria, Konispoli dhe deri në Myzeqenë e mrekullueshme,” tha organizatori i festivalit, Yzeir Llanaj.

Për dy ditë me radhë, grupe polifonike nga vendi dhe Ballkani do të gjykohen nga një juri që përbëhet nga emra të njohur të muzikës në vend, si Zhani Ciko, Ermir Dizdari dhe Minella Kureta.

Është një dëshirë e madhe dhe një këmbëngulje e bartësve të shumëzëshit tonë kombëtar. Duhet të kenë festivalet e tyre çdo krahinë, në çdo vend ku zhvillohet ky art i veçantë. Edhe kjo është një diçka e mrekullueshme, të cilën të gjithë kemi detyrime si qytetarë, si muzikantë që ta përkrahim sa më shumë,” u shpreh Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko.

Polifonia, kjo këngë e shpirtit, këndohet në grup. Ajo ka veçori përdorimin e disa zërave në të njëjtën kohë dhe haset kryesisht në jug të Shqipërisë. - RTSH-

3 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    ALLAHU U BEKOFTE ,,

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Kjo rrace perverse xhuxhash turke nuk ka shanc te jene pasardhes te Ilireve....!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        hahaha sa te shkurter

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje