Klodian Kojashi: T'du se tek ti gjej një pjesë timen

14 Shtator 2025, 11:30Kulturë TEMA
Klodian Kojashi: T'du se tek ti gjej një pjesë timen

Poezi nga Klodian Kojashi

T’du se tek ti gjej një pjesë timen.
Mirë, merre pjesën tande e shko
por, eja prapë…

Le të duhena kur s’kam asgja tanden,
le të duhena pa kërku veten,
të duhena si të ndryshëm,
pa nevojen e plotësimit,
veç me dëshirën e njohjes,
me frikën e amël,
se duke u dashtë ,
ia kena njoftë fundin njëni-tjetrit…


ObserverKult

Lini një Përgjigje