FOTO+VIDEO/ Eltjon Valle çel ekspozitën “Konflikte të pakorruptueshme”, kuratori Klod Dedja: Artist që ekspozon dramaticitetin e një natyre

14 Shtator 2025, 11:23Kulturë TEMA
FOTO+VIDEO/ Eltjon Valle çel ekspozitën “Konflikte të

Ekspozita më e re e artistit bashkëkohor Eltjon Valle, e titulluar “Konflikte të pakorruptueshme”, është prezantuar për publikun, duke sjellë një qasje ndryshe nga ajo që njihet zakonisht.

Kuratori i ekspozitës, Klod Dedja, tha se kjo ekspozitë “nuk i ngjan një ekspozite të vërtetë” dhe përfaqëson një qasje konceptuale mbi dramën ekologjike dhe ndërhyrjen në materien vizuale.

Sipas kuratorit, kjo tranzicion i dhimbshëm i natyrës dhe realitetit industrial të Shqipërisë së pas viteve ’90, është bërë pjesë integrale e artit të Eltjonit, i cili e përdor naftën si materie, por e transformon atë në një formë sublime artistike.

“Konflikte të pakorruptueshme është një ekspo që nuk i ngjan një ekspozite të vërtetë ku artistët mundohen të pasqyrojnë një botë vizuale. Eltjoni është një artist që vjen nga periferia, nga Kuçova, është një artist i pas viteve 90 që përjetoi dramaticitetin e një natyre, natyre mort të zonës së Kuçovës ku e gjithë zona ishte e  mbuluar nga nafta dhe këto puset dramatike. I ngjan një grupi dirigjentësh dekadentë. Kjo dekadenca ka ndikuar tek materia e tij që përdor një materie që është nafta, por e kthyer në formë sublime. Një artist që merr dhe ekspozon dramaticitetin ka një peshë të madhe dhe më pas kalon në konflikte materiale, sic mund të jetë një strukturë e klasicizmit ku perfeksioni human ishte një kusht i rëndësishëm, ndërsa artisti bashkëkohor ndërhynë vetëm me një flutur. Kjo pesha e pa peshë e fluturës është në një farë formë përgjegjësia e tij e papërgjegjshme për të konfliktuar, por edhe për të qenë ironik mbi të shkuarën, që nuk është e ardhmja”, tha kuratori Dedja.

Lini një Përgjigje