Ditën e djeshme në mjediset e RTSH Shkodra, Muzeut Marubit dhe Arthouse është çelur ekspozita Homeward.
Ekspozita u realizua si një ndërkëmbim ndërmjet këtyre tre institucioneve.
Në ekspozitë morën pjesë turistë të shumtë dhe kalimtarë andej pari, si dhe të zakonshmit drejtor Bedeni por dhe artistja Bora Baboçi.
Projekti u realizua me mbështetjen e MEKI.
"Prej një dekade, Art House ka krijuar hapësirë që artistët të gjejnë një pjesë të shtëpisë së tyre , në Shkodër, pavarësisht prej nga marrin zanafillë rrugëtimet e tyre. Në 10 vjetorin e ArtHouse, Homeward ju fton të reflektoni mbi ç’do të thotë të ikësh e të kthehesh dhe në këtë mes apo të mendoni se si mund të jetë një fytyrë e mundshme e së ardhmes.
Kjo ekspozitë mbledh 33 artistë, veprat e të cilëve ndjekin gjurmët e kthimit, trashëgimisë dhe ripërtëritjes. Në dialogun e tyre, shfaqet jo vetëm se çfarë do të thotë të kthehesh, por edhe mundësia e të ardhmeve që shpalosen përpara.
___________
Projekti i ekspozitës u realizua nga Fondacioni “Art House” dhe u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Javët Kulturore Ndërkombëtare, Ambasada Gjermane, Instituti Italian i Kulturës, Goethe Zentrum, Raiffeisen Bank, Radio Televizioni Shqiptar, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia e Shkodrës, MiramART, Mrizi i Zanave" - shkruan në fb Muzeu Marubi.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje