RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Shtëpia Botuese: Mediaprint
Pikturës moderne i mungon drejtimi. Njeriu i sotshëm, dalngadalë, ka fillue me e lanë në njenën anë artin dhe pothuese nuk e çan fort kryet për të.
Piktura moderne sot asht, përveç të tjerave, jo origjinale; veprat artistike të sotme duen me u paraqitë si simbolike, të hartueme aq keqas sa me të dhurue nji mijë interpretime të ndryshme, të paktën, gjanat ma karakteristike të veprës së paraqitun; arti i sotshëm asht edhe kosmopolitë, dhe si i tillë, përshkohet prej të gjitha bojnave e shkumave të ndryshme.
Tradita e idealit klasik asht tue u qitun në harresë. Ambicjonet falëse e të teprueme kanë damtue artin dhe artistat; nervozizmi ka fitue.
Ajo faqja më mirë të quhet liberhale.al për nga mënyra se si shkruan