Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, për tri ditë u mbajt festivali “Check In”.
Të rinj, turistë të huaj, por edhe pushues vendas iu bashkuan atmosferës festive në datat 8, 9 dhe 10 shtator.
Ministri në detyrë i Ekomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga ky festival treditor, që ditën e parë u zhvillua te Sheshi i Çerçizit, për të vazhduar në muret e Kalasë së Gjirokastrës në ditën e dytë dhe në Qafën e Pazarit gjatë ditës së fundit.
“Gjirokastra ishte magjike”, shkruan Gonxhja.
Muzika, ritmi, tradita dhe çdo element tjetër u ndërthurën mjeshtërisht duke e bërë këtë një eksperiencë të paharrueshme.
Festivali “Check In”, në edicionin e tij të pestë ngjiti në skenë disa nga artistët më të njohur. Alban Skënderaj, Ledri Vula, Tayna, Ahmet Kilic, Johkoba dhe DJ të famshëm ishin disa prej artistëve që dhuruan emocione gjatë performancave të drejtpërdrejta.
Qytetarë të shumtë u bashkuan gjatë tri ditëve të festivalit “Check In”, duke kërcyer nën ritmet e muzikës, shkruan atsh.
Lini një Përgjigje