Faik Konica: As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë!

12 Shtator 2025, 20:15Kulturë TEMA

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unjni kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

 

konica

 

4 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    ....sherbetore te Anadollit dhe sumqira te Stambollit..... hahahaha! O te zonje ne shurre o anticeshurre..... hahahaha,keni dhe surrat e flisni o sumce shqier!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      MERO

      FAIK KONICA ATDHETAR I MADH. RROFTE KUJTIMI I TIJ

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        HAHA ,,TURKU FAIK BEJ KONICA QE HIQET SI ,,,ARBER ,,,SHIPTAR ,,HAHA ,,,VON U KUJTUA ,,,

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          A ka ndryshuar gje prej atehere?Edhe brezat pas nesh do thone te njejten gje!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje