Gjirokastër - Mjeshtri i basorelieveve në dru, ikonografi Drini Difo, tërheq turistët me traditën

12 Shtator 2025, 15:08Kulturë TEMA
Gjirokastër - Mjeshtri i basorelieveve në dru, ikonografi Drini Difo,

Drini Difo është një ndër mjeshtrit më të njohur të gdhendjeve në dru në Gjirokastër . Ai ka marrë përsipër realizimin e një prej punimeve më të vështira dhe më jetëgjata në artin e basorelieveve, një teknikë që kërkon shumë durim, përkushtim dhe mjeshtëri të lartë artistike.

“Kemi mbi një muaj e gjysmë që po skalitim, bashkë me ditët e vizatimit. Kërkon kualifikim sepse ke të bësh me pamje”, u shpreh Difo.

Aktualisht, ai është duke punuar për t’i dhënë formën e duhur kësaj vepre, duke u përqendruar në detajet më të imëta që do ta bëjnë punimin jo vetëm një kryevepër artistike, por edhe një dëshmi të gjallë të historisë dhe trashëgimisë kulturore të qytetit.

Është në dru arre dhe ka një trashësi të konsiderueshme sepse basorelievi duhet të shfaqet i plotë, punohet vetëm më daltë dhe asnjë ndërhyrje tjetër”, tha ikonografi

Sipas Drinit, artet e gdhendjes në dru, veçanërisht basorelievet, janë në rritje dhe po marrin vëmendje të madhe si nga publiku vendas, ashtu edhe nga koleksionistë dhe admirues të artit nga jashtë vendit.

E kërkoni syri i kohës diçka të tillë, është punimi që i reziston kohës”, tha ai.

Punimet në dru dhe gur janë mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë traditën shekullore të mjeshtërisë së Gjirokastrës dhe më gjerë në trojet shqiptare. Këto mjeshtëri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor dhe artistik .- RTSH-

Lini një Përgjigje