Bota surreale e Jakup Ferrit në ekspozitën e çelur në COD

12 Shtator 2025, 12:05Kulturë TEMA
Bota surreale e Jakup Ferrit në ekspozitën e çelur në COD

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) e çeli sezonin e saj të vjeshtës me ekspozitën vetjake të piktorit Jakup Ferri.

Ekspozita “Tempo” solli për të pranishmit në COD një univers të gjallë plot ngjyra, figura dhe ritme që vallëzojnë mes reales dhe imagjinares. Prej sot e deri më 10 tetor ekspozita do të jetë e hapur për publikun.

Drejtoresha e COD-it, Jetona Koçibelli, e pranishme në inaugurim, falënderoi të ftuarit, miqtë e COD-it dhe publikun pjesëmarrës në hapjen e ekspozitës “Tempo” si dhe tha se COD-i mirëpret përgjatë gjithë muajit për të përjetuar nga afër këtë ekspozitë unike.

Jakup Ferri, i lindur në vitin 1981 në Prishtinë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam. Në vitin 2008, mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem.

Në vitin 2022 ishte ai që përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 59-të të Venecias, shkruan atsh.

1 Komente

  1. w
    wow

    Bota surrelae e ferrit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje