Panairi i Librit në Tuz, ngjarje me rëndësi për të gjitha trevat shqipfolëse

12 Shtator 2025, 11:04Kulturë TEMA
Panairi i Librit në Tuz, ngjarje me rëndësi për të

Në Tuz (Mali i Zi) po mbahet edicioni i 6-të i Panairit të Librit, shkruan atsh.

Përveç botuesve nga Mali i Zi, në këtë panair marrin pjesë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Panairi i Librit në Tuz konsiderohet një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh autorë, studiues dhe lexues nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Panairi, i organizuar nga komuna e Tuzit, është një nismë me rëndësi të madhe për promovimin e librit dhe autorëve shqiptarë, por edhe një afrim mes kulturave dhe vendeve.

Panairit i Librit do të zgjasë deri më 12 shtator. Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës, Lindon Gjelaj, i cili theksoi se kjo ngjarje tashmë është shndërruar në traditë që nxit kulturën e leximit dhe dashurinë për dijen. Ai falënderoi autorët, botuesit dhe vizitorët për angazhimin dhe praninë e tyre.

Ceremonia e hapjes u shënua edhe me prezantimin e librit “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi”, i ish-presidentit të Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu, i pranishëm në këtë event. Në këtë edicion marrin pjesë 38 shtëpi botuese, duke e kthyer panairin në një qendër të rëndësishme takimi për autorë, lexues dhe botues.

Lini një Përgjigje