"Miratohet metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit!
Ky vendim është një hap i rëndësishëm për:
garantimin e shpërblimit të drejtë dhe të arsyeshëm për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave;
respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian ;
krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të përballueshëm për të gjithë përdoruesit e veprave;
rritjen e mundësive të shpërblimit për të gjithë mbajtësit e të drejtave, duke shtrirë pagesën nga të gjithë përdoruesit.
Vendimi i plotë është i publikuar online në: www.meki.gov.al"- shkruan Gonxhja në fb.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje