Akademia e Shkencave përzgjedh 5 ide novatore të studentëve për biondërmarrje

12 Shtator 2025, 13:06Kulturë TEMA
Akademia e Shkencave përzgjedh 5 ide novatore të studentëve

Akademia e Shkencave bëri me dije se u përmbyll me sukses shkolla ndërkombëtare e trajnimit për nxitjen e biosipërmarrjes në bioteknologji (“Training school: Fostering bioentrepreneurship in biotechnology”).

Shkolla e trajnimit u mbështet nga Projekti BiosenstoxicWater-2025, i drejtuar nga prof. dr. Ariola Bacu (ASHSH) dhe a prof. dr. Robert Marks (Universiteti “Ben Gurion of Negev”, Izrael). Gjatë tri ditëve, ekspertët nga Izraeli, Holanda, Australia etj., dhanë orientime dhe vlerësime për projektet e studentëve në lëndën “Hyrje në biondërmarrje”. ASHSH tha se, në përfundim të kësaj veprimtarie u përzgjodhën dhe u zhvilluan 5 ide inovatore nga studentët: Alesia Brunga, Alkea Braho, Denada Bozhiqi, Ersi Qazolli e Ilian Lati, shkruan atsh.

Idetë e përzgjedhura premtojnë zhvillim të mëtejshëm në fushën e biznesit.

Ky projekt financohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe realizohet në bashkëpunim nga Universitetin e Tiranës Departamentin e Bioteknologjisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Vlorës, dhe Universitetin Ben Gurion të Negevit në Izrael.

Lini një Përgjigje