Sekretet e fundit të Giorgio Armanit, zbulohen dhe publikohen dy testamentet e tij të shkruara me dorë

12 Shtator 2025, 17:10Kulturë TEMA
Sekretet e fundit të Giorgio Armanit, zbulohen dhe publikohen dy

Pas vdekjes së ikonës së modës, Giorgio Armani, dy dokumente të shkruara me dorë, të cilat ai i kishte lënë si testamente sekrete, janë hapur dhe publikuar. Njëri testament daton 15 mars, ndërsa tjetri 5 prill. Të dy dokumentet u hapën zyrtarisht nga noteria Elena Terrenghi më 9 shtator, duke hedhur dritë mbi dëshirat e fundit të stilistit për trashëgiminë e tij.

Arrmani, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, menaxhoi me kujdes pasurinë e tij gjatë gjithë jetës. Testamentet e tij të fshehta, të cilat ai i dorëzoi mes marsit dhe prillit, kishin si qëllim të siguronin të ardhmen e “Giorgio Armani” grupit dhe të vendosnin në qendër të saj Fondacionin Armani.

Ky fondacion u krijua një dekadë më parë me partnerin e tij të ngushtë, Leo Dell’Orco, dhe bankierin Irving Bellotti nga Rothschild Italia. Përmbajtja e detajuar e këtyre dokumenteve ende nuk është bërë publike.

Trashëgimia dhe pronat e stilistit

Giorgio Armani nuk kishte fëmijë, duke i mundësuar atij të shpërndante pasurinë pa kufizimet ligjore të trashëgimisë për të afërmit më të ngushtë. Prandaj, pritet që grupi dhe pasuritë e tij të trashëgohen nga tre nipërit e tij: Silvana dhe Roberta, vajzat e vëllait të tij të ndjerë Sergio, si dhe Andrea Camerana, djali i motrës së tij Rosanna. Gjithashtu, pritet që edhe Leo Dell’Orco të luajë një rol të rëndësishëm në trashëgiminë e tij.

Në lojë nuk është vetëm 99.9% e grupit të modës, por edhe një portofol i pasur i pasurive të paluajtshme. Kjo përfshin vila prestigjioze si ajo në Pantelleria, rezidenca verore në Forte dei Marmi (ku përfshihet edhe klubi i fundit i blerë, La Capannina), shtëpia milaneze në Via Borgonuovo, Villa Rosa në Oltrepò Pavese, si dhe rezidenca të tjera në Saint Moritz, Paris dhe Saint Tropez. Për më tepër, pronat e tij përfshijnë edhe vepra arti të çmuara. Spekulimet sugjerojnë gjithashtu se mund të ketë lënë trashëgimi edhe për personat që kanë qenë pranë tij gjatë karrierës, duke përfshirë edhe për bamirësi ose kauza sociale.

Vdekja e Giorgio Armani, në moshën 91-vjeçare, ka lënë një boshllëk të madh në botën e modës. Funerali i tij u mbajt më 6 dhe 7 shtator në Armani Teatro, ndërsa një funeral privat u zhvillua të hënën. Shtëpia e modës ndërkohë ka lëshuar një deklaratë ku shprehet: “Shpresoj të lë një trashëgimi përkushtimi dhe respekti”. Sophia Loren, e prekur nga lajmi, deklaroi: “Me Giorgio-n, humbas një vëlla.” - RTSH-

1 Komente

  1. A
    Andy

    Keni haruar edhe nje projekt. Një pale breke per Prof. Dr. Lesh. Bubi. Edit Xhajanka ishte porosia e fundit, konfirmohet nga nje burim prane grupit te ngushte të shoqeve te Eda Xhajankes ne fakultet. Njk e di a i mori apo jo kjo breket ose linjen e plote te lingerie, por nje gje ka rendesi ne kete histoti te ketyre derrave te kenaqur paç fatin e k......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje