Me çeljen e stinës koncertore, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon me një tjetër koncert për violonçel dhe orkestër në Si minor.
Me pjesëmarrjen e artistit kanadez Jeremy Findlay, “Simfonia e Papërfunduar” nga Schubert premton një mbrëmje të jashtëzakonshme të muzikës klasike në sallën e Universitetit të Artëve.
“Është simfonia e tij më e famshme, sepse nuk dihet a donte vetë ta linte pa përfunduar apo s’i kishte kushtet për ta përfunduar. Me Jeremy Findlay, që luan Dvorak, koncertin më madhështor në violonçel. Është një vepër impenjative për të gjithë, dhe e gjatë, kështu që programi është i bëshëm dhe shumë i këndshëm. E ftojmë gjithë publikun që të jenë të pranishëm. Do të shohin një koncert shumë simpatik,” thotë dirigjenti Gridi Kraja.
Orkestra e RTSH-së do të ketë një udhëtim të gjatë dhe të veçantë artistik.
“Shtatori, tetori janë të ngarkuar. Ka tri koncerte në muaj. Pastaj nëntori, dhjetori diçka më ndryshe. Vjen edhe Festivali [i Këngës në RTSH], kështu që gjërat janë ndryshe atëherë. Mbrapa perdes zhvillohen shumë punë,” shton dirigjenti.
Solisti në violonçel, Jeremy Findlay, ka pasur një karrierë aktive ndërkombëtare si në koncert ashtu edhe në repertorin e muzikës së dhomës që nga mesi i viteve 1980. - RTSH-
Lini një Përgjigje