Piktura "Vajza që dogji fshatin" ëshë realizuar në vitin 1991 nga Pano Kondo. Në këtë vepër artisti paraqet një figurë femërore enigmatike që ecën mes flakëve, simbol i rebelimit dhe pasionit të përmbysjes. Ngjyrat e ndezura dhe sfondi i errët krijojnë një kontrast dramatik mes shkatërrimit dhe fuqisë individuale.
Pano Kondo e ruan koleksionin dhe albumin me 200 veprat më të mira të karrierës së tij 40-vjeçare në Muzeun "Mezuraj". Auori është i frymëzuar nga skenografia, gjë që duket në gjeometrinë dhe simbolizmin e detajeve.
Pas viteve '90, krijimtaria e Pano Kondos merr një zhvillim të ri cilësor dhe tërheq vëmëndjen e kritikës së specializuar artistike, që e konsideron si një nga piktorët më të talentuar të gjeneratës së re.
Punët e tij ruhen në shumë institucione, koleksionistë privatë dhe Muzeu "Mezuraj", i cili është institucioni që ka pjesën më përfaqësuese të krijimtarisë së Pano Kondos.
Autori i shumë ekspozitave vetjake dhe të përbashkëta, brënda dhe jashtë vëndit. Pano Kondo ekspozitën në Muzeun "Mezuraj" e ka kulmin e pjekurisë së tij më të plotë.
Arti i tij i vecantë, midis ekspresionizmit dhe realizmit, përfaqësohet nga një liri e madhe krijuese që ka si karakteristikë "luftën e ngjyrave", si dhe një teknikë të kultivuar.
Për kontributin e tij si artist, Pano Kondo është vlerësuar me dekret të Presidentit të Republikës, me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë". /liberale/
Kur eshte dekoruar !? Me kete pikture Panua solli demokracine. I bie qe te jete dekoruar nga Lexhenda.