Netët e filmit shqiptar: KinoArmata në Kosovë shfaq "Përrallë nga e kaluara" të Dhimitër Anagnostit...

13 Shtator 2025, 14:05Kulturë TEMA

Netët e filmit shqiptar: KinoArmata në Kosovë shfaq

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”.

Ceremonia e hapjes do të mbahet të mërkurën me 17 shtator 2025 në orën 19:00 me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Filmi do të shfaqet te KinoArmata në Prishtinë dhe hyrja është e lirë dhe falas për të gjithë të interesuarit.

Filmi “Përrallë nga e kaluara” është 87 min i gjatë dhe do të shfaqet me ngjyra.

Marigoja 20-vjeçare është e dashuruar me Trimin, por detyrohet të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur. I bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit, ky film mbetet një nga komeditë më të njohura të kinemasë shqiptare.

Dhimitër Anagnosti është një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i lindur në Vlorë dhe i diplomuar për regji filmi në Moskë. Autor i dhjetëra filmave artistikë si Ngadhënjim mbi vdekjen, Komisari i dritës, Lulëkuqet mbi mure, Horizonte të hapura dhe ekranizimi i romanit të Kadaresë Kthimi i ushtrisë së vdekur.

Anagnosti solli në ekran realitetin shoqëror, dilemat morale dhe dramën njerëzore me një gjuhë filmike të fuqishme. Pas viteve ’90, kontribuoi edhe si Ministër i Kulturës dhe themelues i fondacioneve për artin dhe kinemanë shqiptare. Ai u nda nga jeta më 1 shtator 2025, në moshën 89-vjeçare.

TemA

Lini një Përgjigje