Arkitektura popullore shqiptare dallohet, jo vtëm për zgjedhje të përkryera tipesh banesash ose ansamblesh të veçanta, por dhe për vlerat e saj në planin urbanistik. Dy prej qyteteve më të njohura të Shqipërisë muzeal Gjirokastra dhe Berati rujanë mirë trashëgimin dhe fizionominë që morën në gjysmën e parë e shekullit XIX dhe në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Banesat e këtyre dy qytetve janë të lidhura pas shkëmbit dhe është zgjedhur materiali i gurit, gjë që tregon aftësinë ndërtimore dhe inteligjencën e zgjidhjes racionale dhe fuksionale të ideatorëve, të cilët e kanë pagëzuar këtë lloj arkitekture. Mjeshtrit e talentuar, kanë njohur mirë materialin, përshtatjen e ndërtimit me terrenin dhe lidhjen me ambientin përreth, duke synuar të ruajnë karakterin dhe propocianalitetin; dhe kanë ditur t’i kapin me intuitë të mprehtë dhe me një ndjenjë të kultivuar estetike, shprehje këto të një arkitekture të bukur e me vlerë.
Pra duhej zgjedhur banesa si në formë edhe në përmbajtje, në mënyrë aq harmonike me terrenin e pjerrët, sa nëse Beratin e quajmë qytetin e “një mbi një dritareve”, qytetin e Gjirokastrës e quajmë qytetin e “njëmijë shkallëve”. Lartësia si përfaqësim i dialogut komunikativ të përjetshëm, i ka shkëputur këto dy qytete nga ansamble të tjera arktekture me qytetet shqiptare. Ndjehet tjetër frymë dhe ka tipare të ndryshme nga njëri qytet tek tjetri.
Ndërsa qyteti i Beratit shtrihet në gjerësi horizontalisht, krijon idenë e një qyteti të madh të ngrohtë dhe miqësor, por me ndërtime pak më të ulta dhe të harmonishme dhe më të lehtë. Gjirokastra me 8 kodrat e dalë nga gjoksi i Malit të Gjerë një kështjellë në formë anijeje i qëndron si kuror qytetit. Kalaja si një ngrehinë ushtarake, u bë dhe shërbesa e legjendës së Argjiro Menevizes (princesha me një gji të vetëm) e cila për të mos rënë në duart e turqve u hodh nga maja e kalasë dhe u bë copa copa. Emri këtij qyteti ka ende dilemat e tij, sepse ujdhesat historike ndonëse janë të shumta qysh në kohën e Homerit në të cilin poeti grek në vargun 1117 shkruan se qyteti është ngritur nga fisi i Agjirinëve, sepse kalaja nga ngjyra e gurit ndriste si argjendi. Kronistit bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Agyrokastron e sunduar nga familja feudale Zenebishi. Për Gjin Bua Shpatën është një ide, se ai krijoj qytetin, pasi kishte qenë qeveritar në Nartë. Marin Barleti 36 vjet pas vdekjes së Skënderbeut ka shkruar: “Në kohën e rrethimit të Beratit prej Skënderbeut, GIROKASTRUM ndodhesh në duart e turqve. Banesat me kulla të larta, me çati prej guri në formë katrore, shkruan Evlia Çeleiu. Ali Pashë Tepelena u kujdes që të kryente punime të reja fortifikuese në kala në vitin 1811 dhe ndërtoi një ujësjellës 12 km të gjatë, që merrte ujë nga mali i Sopotit.
Këtë ujësjellës e memorizoi me skicat e tij piktori i shquar anglez Eduart Liri. Janë të shumtë studiuesit që kanë shkruajtur për Gjirokastrën, ndaj edhe arkitekti Andi Papastefani, i cili ka kaluar sprova me dy librat kushtuar qyteteve të Tiranës dhe Beratit, është joshur për të na prurë në duart tona edhe librin me skica kushtuar qytetit të Gjirokastrës. Andi ecën me skicat e tij ndër lagjet e qytetit muzeal dhe të mbrojtur nga UNESCO. Libri ka paraqitje serioze dhe i kuruar me mjeshtri, duke qenë ndër të vetmit libra deri më sot, në të cilin krahas çdo faqeje shpjeguese historike në gjuhën amtare dhe asaj angleze, çdo skic shoqërohet me element informimi, për llojin e ngjyrave dhe objekteve përfaqësuese. Papastefani e ka trajtuar me shumë dashuri dhe intuitë artistike këtë qytet, duke e filluar me kapitullin aq simbolik “Qyteti i siluetave të gdhendura në gur” dhe siç e pohon edhe vetë, se ky libër është në stilin e librave të ilistruar nga autorë, si: Eduart Lear në shekullin XIX dhe Albert Laprade në shekullin XX, peshën kryesore e mbajnë imazhet. Autori i librit e ndjen peshën mbresëlënëse në histori të qytetit mesjetar, të lidhur ngushtësisht me luginën e lumit Drino. Ngjyrat e hirta, vizatimet me tush dhe me pastel laps dhe flamaster mbizotërojnë në këtë libër.
Ato konturojnë një vëllim hapsinor të ansamblit ndërtesave qytetare të çdo lagjeje të qytetit, me një këndvështrim të ri, pse jo edhe për shkak të ndikimit të shumë historianëve dhe shkrimtarëve të shumtë që kanë shkruajtur për këtë qytet, dhe padyshim midis tyre edhe shkrimtari ynë i përmasave botërore Ismail Kadare. Lagjet Pazar i vjetër dhe Pllakë të ardhura me ngjyra të ftohta në teknikën pastel, laps dhe flamaster japin ndjesinë e qetësisë dhe mendimit dhe kështu siç na është dhënë nga autori, krijojnë thellësi dhe madhështi vizuale. Kalimi në variante të ndryshme të imazhit i jep një ndjenjë më intime dhe ngrohtësie gjithkujt, kur shijon pamjet në brendësi të kalasë apo të Muzeut të Armëve. Këto interiere të lakuara, me mjeshtëri nga ndërtuesit shqiptar tregojnë edhe shkallën e qytetërimit të tij.
Ngjyrat që ka zgjedhur Andi Papastefani në rastin e Muzeut ndonëse janë me teknikën e pastelit dhe lapsit dhe flamaster në letrën ngjyrë kafe të jep arsyen e një gjendjeje emocionale, për t’u zhytur thellë në histori, ai ka ditur të komunikoj me ngjyrën në çdo skicë, për të na dhënë nga njëra skicë në tjetrën vibrim të ndyshëm emocional. Objekti përfaqësues i çisternës nën shtëpitë e Gjirokastrës, është dekoruar me një teknik pastel laps dhe flamaster në letrën ngjyrën gri skuro, e cila harmonizon ngjyrën e qytetit. Porta e banesave të Papadhopullit dhe e Pano Zotos dhe Kikinove kanë karakteristikat e tyre në raport me vendosjen e tyre drejt kalasë, e cila sinjifikon ngritjen e qytetit. Të ndryshme, por të gjalla kanë ardhur pamjet ose imazhet, si nga Xhamia e Haxhi Muradit në lagjen Meçite dhe Kisha e Shën Sotirit në lagjen “Pazar i Vjetër” në tre pamje. Andi Papastefani në këtë libër ka zgjidhur si profesionist i arkitekturës tre element kryesor, së pari përcjell informacionin historik të qytetit, lagjet banesat dhe interierët, së dyti e ka trajtuar informacioni turistik, edhe si guidë të qytetit, në çdo kapitull dhe nënkapitull, gjë e bën lexuesin më të vëmendshëm, dhe së treti, variantin e skicimit të cilin e ka me shumë ngjyra në fuksion të simbolikës, por edhe të shkëputjes nga ngjyrat monotone.
Në paraqitjen e Dhomës tradicionale në banesën Vebiu, autori ka ditur të na japë si vëllimin dhe hapësirën e objektit me mobilimin dhe orenditë e tij. Në pamjet e tjera si “Pazari i Ri” dhe “Qafa e Pazarit”, ngjyrat e ftohta në teknikën pastel, laps dhe flamaster komunikojnë ashtu si edhe siluetat e banorëve, domethënë që qyeti fillon të zgjohet dhe ngjallë tek lexuesi i librit një ndjenjë shprese për të ardhmen, pse jo edhe kulturën për të konservuar trashëgimin e këtij qyteti, larg shëmtisë që ka ndodhur nga betonizimi urban. Lagjen Palorto, autori na e përcjell me një shpjegim të paanë si lagje e cila shtrihet në një terren të pjerrët në formë pllaje të gjërë, me Malin e Gjërë në sfond.
Si tipar karakteristik të kësaj banese ai e karakterizohen me karakter mbrojtës atë, vend ndërtimi i banesës shkallëzohet me tarraca, për ta akomoduar atë, oborrin dhe kopshtin e saj. “Sokau i të Marrëve”, banesa si ajo e Zekatëve e Skëndulajve dhe banesa Kokolari, banesa Totozani, Fico dhe Muzeu Etnografik, nuk mund të liheshin jashtë këtij libri. Papastefani në këtë areal magjik të qytetit, ka ditur të godasë. Autori është shprehur me respekt të veçantë për pasurinë e lënë nga brezat e arkitektëve të qytetit të Gjirokastrës që nga italianiVitaliano Poselli në vitin 1927 e deri tek arkitekti Skënder Kristo Luarasi i cili ka projektuar në vitet 1939-1940 e këtej.
Ata aplikuan arkitekturë modern duke përdorur material dhe teknika të reja. Është koha, kur futet ngjyra e kuqe në çatitë e gurta në ndërtesat e reja, në harmoni dhe dialog me individualitetin stilistik të qytetit. Siç thotë Papastefani: ata ruajtën individualitetin tipologjik pa qenë nevoja të sforcohen duke fragmentuar këto objekte. Andi Pastefani ky student i dalë nga shkolla shqiptare në Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë më pas i pasuroi dijet e veta në Lanscape Institute/ Arnold Arboretum of Harvard University/ Boston Architectural College dhe ka studiuar për Rijetëzimin Historik po në këtë universitet. Në rrugën e tij 40 vjeçare si petagog, ai i përdor skicat urbane si mjet komunikimi dhe dokumentimi në shërbim të brezave.
Kastriot Kotoni
Lini një Përgjigje