Monodrama “Rrëfimet e Gjonit” mirëpritet nga artdashësit lezhianë

14 Shtator 2025, 12:13Kulturë TEMA
Monodrama “Rrëfimet e Gjonit” mirëpritet nga

 Monodrama “Rrëfimet e Gjonit” me autor Don Berrigam, e interpretuar nga aktori tetovar Muzafer Etemi dhe e vënë në skenë nga regjisori Mikel Kalemi, u shfaq mbrëmjen e djeshme në ambientet e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.

Publiku lezhian ndoqi me interes rrëfimin e Gjonit, apostullit të fundit të mbetur gjallë, i burgosur në ishullin e Patmosit, ndërsa përpiqet të përhapë lajmin e mirë dhe të ndihmojë të burgosurit e tjerë, përkundër kushteve të vështira dhe ndalimeve romake.

Me një interpretim të fuqishëm dhe emocionues, shfaqja u prit me dashuri nga spektatorët lezhianë, të cilët shijuan një udhëtim të rrallë në besim, shpresë dhe forcën njerëzore.

Gjoni, apostulli i fundit i mbetur gjallë, plak, i burgosur nga Romakët në ishullin e Patmosit, megjithëse në kushte të vështira për vete mundohet t’i mbushë mendjen komandantit romak që ta lejojë të ndihmojë të burgosurit e tjerë, ndërsa bën kopje shkrimeve që janë të ndaluara, e po ashtu, ku haptas e ku me “marifet ” përhapë lajmin e mirë.

Gjatë peripecive të momentit ai sjell kujtimet e tija për Jezusin. Monodrama përshkohet nga emocione të forta, momente humori, por edhe një drame tronditëse, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje