RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: “Shkrepje të rralla fotografike”
Kategoria: Modë dhe Fotografi
Shtëpia Botuese: Arti Grafik
Çmimi: 1.000 Lekë
Qerim Vrioni është studjues i fotografisë, fotograf dhe publicist. Ka shkruar mbi njëqintë artikuj analitikë dhe studimorë mbi fotografinë shqiptare e të huaj, të botuara në vend si dhe në shtypin shqip në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi etj. Po ashtu është autor i shumë artikujve publicistikë. Ai është pjesëmarrës me foto në disa edicione të Konkursit Kom-bëtar "Marubi" në Tiranë, "Çmimi Gjon Mili" në Prishtinë dhe Konkursin "Focus", në Fier.
Në vitin 2005 ka botuar librin "Fotografia-një grusht diell", që është i pari për fotografinë në historinë e kulturës shqiptare. Më 2007 ishte bashkëpuntor në përgatitjen e albumit fotografik "50 Years of the University of Tirana in 100 photos", ("50 vite të Universitetit të Tiranës në 100 foto") botuar me rastin e 50-vjetorit të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2008 ka organizuar në Tiranë (GKA), Vlorë, Prishtinë dhe Grand Rapids (Michigan, ShBA) veprimtarinë "150 vjet fotografi shqiptare", ku materiali historik u shoqërua me projektimin e mbi 70 fotove më të vjetra shqiptare (nga autorë shqiptarë).
Një vit më pas, 2009, Qerim Vrioni hodhi në qarkullim botimin "150 vjet fotografi shqiptare", që përbën librin e parë mbi historinë e saj. Po atë vit, 2009, ai ka përfaqësuar me foto Shqipërinë në Ekspozitën Fotografike ndër-kombëtare "Il Lazio tra Europa e Mediteraneo" të hapur në Romë (Itali) me pjesëmarrjen e fotografëve nga të gjitha vendet që lagen nga Deti Mesdhe.
Në vitin 2013 ai botoi "Fjalor i Fotografisë", i pari i llojit në fushën e literaturës së fotografisë në Shqipëri. Librin studimor "Pikëllim në një foto të vjetër, kushtuar vetëm një fotoje të fotografit Kolë Maca, studiuesi e ka venë në qarkullim në vitin 2018. Tre vite më vonë, më 2021, ai botoi librin "Miq në 50 foto" me imazhe të miqve dhe shkrime të shkurtra për ta. Libri pubilcistik i Vrionit "Shqetësime Qytetare", i botuar më 2022, u vlerësua me Çmimin "At Zef Pllumi, 2023" për karrierë në publicistikë. Një vit më pas, më 2023, ai botoi përmbledhjen me artikuj të tij për historinë e fotografisë shqiptare me titull "Mjeshtra të hershëm të fotografisë Shqiptare". Librin me artikuj publicistik "Të shpëtohet afresku i Shpatarakut" e hodhi në qarkullim në vitin 2024.
Studiusi Qerim Vrioni ka kontribut të vyer edhe për nxjerrjen nga mjegul-lat e kohëve të figurave fare të panjohura të Fotografisë Shqiptare dhe publik-imin e tyre në shtypin shqiptar.
Lini një Përgjigje