Atmosfera në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme ishte elektrizuese, ndërsa grupi legjendar gjerman i rokut, “Scorpions”, u ringjit në skenë, pas 24 vitesh, në një koncert që publiku shqiptar do ta kujtojë gjatë.
Qindra duar u ngritën në ajër, mijëra zëra u bashkuan në një kor gjigant, ndërsa hitet më të njohura të grupit si “Wind of Change” dhe “Still Loving You” pushtuan hapësirën me energji dhe emocione të forta.
Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda performuan për publikun shqiptar hitet e tyre më të njohura.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga koncerti i grupit legjendar duke shkruar: “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut mirëpret pas 24 vitesh grupin legjendar SCORPIONS”.
Muzika e “Scorpions”, një prej grupeve më të dashura e më të suksesshme të skenës ndërkombëtare, që ka shoqëruar breza të tërë në mbarë botën, jehoi edhe në sheshin kryesor të kryeqytetit, shkruan atsh.
Organizatorët theksuan se interesi ishte i jashtëzakonshëm ku u dëshmua edhe nga qindra qytetarë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, duke reflektuar dashurinë e publikut shqiptar për grupin që ka lënë gjurmë në muzikën botërore.
Koncerti u mbyll mes ovacioneve të gjata dhe emocionit të publikut, në një mbrëmje që do të mbahet mend si një festë e madhe e rokut në zemër të Tiranës.
Fansi më i madh shqiptar i Scorpions është Sali Berisha, çudi si nuk ka reaguar . Madje scorpinsat për nder të tij do kishin përdorur edhe çiftelinë , që t'i dukeshin Saliut si orkestra e Viçidollit .