Nis Festivali i 20-të i Filmit për të Drejtat e Njeriut

15 Shtator 2025, 09:55Kulturë TEMA
Nis Festivali i 20-të i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në programin e këtij viti, trajton çështje si: marrëdhënia e grave surrogato, pasojat e luftës, lufta kundër pushtetit, shëndeti mendor, industria ushqimore, sistemet e drejtësisë, ligji ndërkombëtar dhe kriminelët e luftës, identitetet dhe krizat e shumë identiteteve, interneti si radikalizim kulturor, si dhe shënjestrimi dhe përndjekjet kibernetike.

Me 36 filma që do të shfaqen nga data 15 deri më 20 shtator, pyetjet e mëdha kanë të bëjnë me temën: “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Dixhitale”.

“Jemi në dekadën e dytë të festivalit dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne pamë rënien e murit të Berlinit, por sot kemi kriza të tjera. Kemi luftëra, si ajo në Ukrainë, dhe dhimbje njerëzore në Izrael e Palestinë. Në këtë epokë ka kërcënime të reja dhe premtime të reja falë inteligjencës artificiale, e cila na sjell edhe shpresa — se mund të shërojë sëmundje apo të përballojë krizën klimatike — por është edhe një rrezik, sepse nuk dimë çfarë ndodh. Sot duhet të gjejmë mënyra për të mbrojtur veten dhe për të përdorur me përgjegjësi Inteligjencën Artificiale”, thotë Presidenti i Nderit, Ted Orlin.

Filmat do të shfaqen në Akademinë “Marubi”, në Kuvend, në Autoritetin e Dosjeve, në gjimnaze, në COD dhe në Shkollën e Magjistraturës. /euronews/

Lini një Përgjigje