Petraq Kolevica: Kur jetën pas ta kemi lënë...

16 Shtator 2025, 18:20Kulturë TEMA

Do t’i kujtojmë këto net
Dhe këta yje e këtë hënë,
Dhe këtë det që sikur flet
Ndoshta mbas shumë e shumë vjet,
Kur jetën pas ta kemi lënë…

Dhe s’do na vije keq aspak
Që rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrën nuk e plak,
Se zemra prap’ do ketë gjak
Dhe dashuri të papërlyer.

*Titulli i origjinalit: “Det dashurie”

Petraq Kolevica
Petraq Kolevica

 

1 Komente

  1. G
    GOSTIVARI

    zi këmbanat po kumbojnë kujtimet për ty do agojnë, gu gugashi mbi hardhi, do na kujtoj atë zi n.k.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje