Më 2 dhjetor 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, lindi shkrimtari, intelektuali, akademiku, studiuesi, politikani i shquar dhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Në 81-vjetorin e lindjes së tij MAPO.AL ka zgjedhur sot një portret të veçantë artistik, që vjen si simbolikë e fuqishme që bashkon dy figura themeltare të historisë sonë bashkëkohore:
Ibrahim Rugovën – njeriun e pendës, simbolin e urtësisë, vizionit dhe rezistencës intelektuale dhe Adem Jasharin- njeriun e pushkës, figurën e sakrificës, trimërisë dhe heroizmit kombëtar.
Kjo vepër artistike, e realizuar me ndjeshmëri të veçantë nga piktori suharekas Refki Gollopeni, përfaqëson bashkimin e dy shtyllave mbi të cilat qëndron identiteti ynë modern: mendimi dhe veprimi, fjala dhe flijimi.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Me sa di une , keta ishin tipa krejt te kundert ; I. Rugova ishte pacifist dhe semundje e bute (ne dukje ) , Adem Jashari ishte njeri i pa neneshtruar , liridashes dhe i vendosur per idealet e lirise , deri ne sakrificen e fundit !