Vajza që dogji fshatin – e vitit 1991 – është një vepër artistike e Pano Kondo e realizuar në kohën e ndërrimit të sistemeve. Piktura vjen në një kohë kur artistët më në fund fituan lirinë e munguar ndër dekada, të shtypjes dhe mungesës së shprehjes, si dhe mundësinë për të shpalosur talentin dhe krijimtarinë pa qenë nevoja të merrnin “miratimin” e partisë.
Kritikët thonë se piktura e Pano Kondos është një nga veprat që gjithmonë të sjell ngacmime, qasje të reja dhe të ndryshme, patjetër për meritë të konceptimit dhe realizimit, të:
- ikjes nga mëkati…
- arratisjes nga pengmarrja…
- shtjellat e vakumit të së bukurës…
- ankthi i dehjes së pamundur (fshati).
Autori ruan koleksionin dhe albumin me 200 veprat më të mira të karrierës së tij 40-vjeçare në Muzeun "Mezuraj". Pas viteve '90, krijimtaria e Pano Kondos merr një zhvillim të ri cilësor duke tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar artistike, që e konsideron atë si një nga piktorët më të talentuar të gjeneratës së re.
Punët e tij ruhen në shumë institucione, koleksionistë privatë dhe Muzeu "Mezuraj", i cili është institucioni që ka pjesën më përfaqësuese të krijimtarisë së Pano Kondos.
Autori i shumë ekspozitave vetjake dhe të përbashkëta, brenda dhe jashtë vendit.
/liberale/
Lini një Përgjigje