VIDEO: Edi Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Kissinger në shqip

9 Shtator 2025, 19:16Kulturë TEMA
VIDEO: Edi Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Kissinger

Ditën e sotme, pranë ambienteve të Kryeministrisë po prezantohet me pjesëmarrjen e Edi Ramës botimi i librit të Henry Kissinger "Lidershipi". Ardhur në shqip.

"Kryeministria - Prezantimi “Lidershipit”, libri i Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë, ku përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë, mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës.

Privilegj i veçantë ishte po ashtu, që në përgjigje të ftesës së shtëpisë botuese “MediaUnion”, të shkruaja parathënien e këtij libri fenomenal, të cilin ia vlen ta lexoni edhe sikur të mos doni t’ia dini asfare për politikën. - shkruan Rama.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje