Lezha edhe këtë vit mirëpriti “Orën e Muzës”. Ishte edicioni i 14 i aktivitetit që bashkoi krijues nga të gjitha trevat shqiptare.
Pjesëmarrës u bënë 90 poetë, ndërsa 35 prej tyre u përzgjodhën për në konkursin final.
Vetëm pjesëmarrësit vlerësuan se ky aktivitet është një skenë poetike e veçantë, ku shprehet përkushtimi për artin e fjalës.
Ky organizim synon të sjellë poezi cilësore.
Aktiviteti “Ora e Muzës” është traditë në organizim të përvitshëm, që vjen nga Klubi i Letrave në Lezhë.
Klan News
Lini një Përgjigje