PËR HERË TË PARË/ Foto e Hajri Pashajt njërit prej katër të pushkatuarve të Revoltës së Spaçit e gjetur në arkivin e AIDSSh publikohet

12 Maj 2025, 15:37Kulturë TEMA
PËR HERË TË PARË/ Foto e Hajri Pashajt njërit prej

PËR HERË TË PARË. Foto e Hajri Pashajt njërit prej katër të pushkatuarve të Revoltës së Spaçit e gjetur në arkivin e AIDSSh publikohet për herë të parë në spac.al. Ai është identifikuar në një fotografi nga të afërmit e tij….

Hajri Pashaj ishte përfshirë në Revoltën e Spaçit. Emri i tij del në shumë dëshmi të bashkëvuajtësve të tij, por edhe në raportet që komandës së burgut. Ai u përball me ish-zëvendësministrin e brendshëm, Feçor Shehu i cili ishte dërguar me urgjencë për të parë situatën dhe për ta vënë atë në kontroll.

Shkëlqim Abazi, ish i dënuar politik kujton në dëshminë e tij për AIDSSH


”... I pari që morën nga ne që ishim ulur, ishte Hajri Pashaj. Para se ta merrnin, zëvendësministri doli mbi ledh edhe tha:
- Atë karafilin e fshatit tim ku e kam?
- Këtu jam, - iu përgjigj Hajriu.
- Kemi punë, ne sot. Ti paske qenë i biri i babait, - i tha zëvendësministri.
- Mua mund të më bësh atë që i bëre babait, po unë do të mbetem në historinë shqiptare, kurse ty shokët e tu, do të të shtrydhin si limon dhe do të të zhdukin si qen, - ia ktheu Hajriu.

Kjo fjalë e Hajri Pashait në 23 maj 1973, dhjetë vjet përpara sesa Feçor Shehut, t’i ndodhte pikërisht ashtu, ishte një profeci.”

/md/

4 Komente

  1. p
    prec Ulaj

    Keto jane perralla, se ky qe e shkruan, tregon sikur Ministria e Brendshme vajti atje per te zhvilluar Pleniumin e KQ me te burgosurit. U ulen dhe po sqaronin te burgosurit perse u ngriten ne proteste. Ata te shkrete i moren nje nga nje, te gjymtuar, te izoluar, dhe nuk kishin asnje moment fjale ku te thoshni ate qe deshironin. Mbase ne dhomat e fjetjes me shoket e krevatit mund te kene shprehur pakenaqesi, urrejtje, por kurre nuk ju dha pushteti kenaqesine te shprehnin ate ne publik, aq me teper mes 300 apo 400 te burgosurve. Kaq budallenj i dinit ju kuadrot e Ministrise Brendshme? Ata te torturonin, te merrnin pastaj te pohoje vete, sa mire bere qe me rrahe. Mos i jepni vlera me shume se c'kane.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      U prehte I qete Hajriu,atje ku ndodhet SE enderra e tij dhe profecia ndodhet.Ai rridhte NGA nje familjet me emer dhe patriote NGA Hekali I Mallakastres.Ka patur vellezer te nderuar,Vehipin,Novruzin,Ibrahim dhe motren Aferditen,njerez te mrekullushem dhe miqesor.Paten fatin e keq dhe u ndeshkuan rende duke u denuar babane dhe vellane per bindje.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne paqe u prefte trimi..

        Ne kujtim dhe ne Respekt te ndjerit z.Hajri Pashajt... Nderim per Familien e tije... Dhimbje e madhe per te gjithe ata qe u pushkatuan nga Rregjimi pederast .... dhe u kujtofshin gjithmone ne Historine e Shqipersise keta trima qe nuk kurzen dhe jeten e tre dhe te Families te tyre. ....

        Përgjigjjuni
      2. H
        HamleTI

        SA histori e dhimbshme, Besoj t´i ketë shkuar shpirti në hale edhe "xhaxhit" - mutit, sic i shkoi, ndjesë nga zoti, Feqriut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje