Më 12 maj 1920, lindi Vexhi Buharaja (1920-1987)

12 Maj 2025, 08:09Kulturë TEMA
Më 12 maj 1920, lindi Vexhi Buharaja (1920-1987)

Më 12 maj 1920, lindi Vexhi Buharaja (1920-1987). Ka qenë letrar, orientalist, epigrafist dhe përkthyes shqiptar nga osmanishtja e persishtja, i persekutuar gjatë regjimit komunist.

Falë tij mund të lexohen në gjuhën shqipe materiale si të Rilindjes Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit, ashtu edhe veprat klasike të letërsisë perse.

Në sajë të punës së tij përkthimore të dokumenteve osmane ka dhënë një ndihmesë të shumëçmuar në zhvillimin e veprimtarisë shkencore në Shqipëri.

Përkthimet e tij dhe të Myqerem Janinës për Institutin e Historisë u përvetësuan nga punonjësit e institutit, duke mos ua përmendur emrin nëpër punime.

Vexhi Buharaja u lind me 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat, i biri i Hoxhë Ibrahimit të Ismail Efendiut. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat.

Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 student i dalluar. A.K./TemA

3 Komente

  1. I
    IV

    Eshte nje nga intelektualet me te ndritur te kombit tone Meriton me shume respekt e mirnjohje nga ne si komb

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhaja

      C'a thu mer bab, kur eshte ky imagjino te tjeret...

      Përgjigjjuni
      1. *
        *Guri Naimit D*.

        Une,pas lufte,ne Tirane rritur, sa nje jete nxes student e, Mesues dale,njohur kete te nderuar nepermjet shrimeve te tij sa dashamiresve ne Tirane,krah-BERATASVE-bashkekohesj, vertet Intellektual i nderuar sa se PARI- NJERI.-Vertet MERITON rrespekt e NDERIM si MENDIE rralle ATDHETARE! I perjeytshem kujtimi i Tij e duhet-perjetesuar VEPRA e Tij! 89 vjecari-Dangellioti- Guri Naimit D,. Faleminderi gazetes TEMA- sa komentuesve ne kete shkrim sa FOTON sjelle! Me konsiderate- 89 vjecari *Guri Naimit D. Biri i Dangellise Naimjane-Zavalanit!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje